LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i Sir Stuart Peach si i dërguar i posaçëm Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Mehaj: Hap i rëndësishëm për paqe e stabilitet rajonal

Emërimi i Sir Stuart Peach si i dërguar i posaçëm Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Mehaj: Hap i rëndësishëm për paqe e stabilitet rajonal

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se emërimi i Sit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar a përkrah Shteteve të Bashkuar të Amerikës mbetet garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit.

“Emërimi i udhëheqësit të madh ushtarak britanik, Marshal Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, hap shumë i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.


Si një ndër komandantët kryesor të NATO-së në operacionin menaxhues post-konfliktuoz për Kosovë, Sir Stuart Peach është personalitet më se i nevojshëm në këtë mision.

Mbretëria e Bashkuar përkrah SHBA-së mbeten garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit tonë”, ka shkruar Meha, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluaar (02.12.2021) kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në njoftimin për media thuhet se si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori