Prezantimi i Planit Qeverisës 2021-2025 në Kuvendin e Kosovës, emërimi i bordeve të reja për katër ndërmarrjet publike, rikthimi i Ilir Murtezaj në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe rënia e theksuar e çmimit të kriptovalutave, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar bordet e reja të katër ndërmarrjeve publike.
Emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike është bërë në ndërmarrjen Trepça, Posta e Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Infrakos, shkruan Telegrafi.
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike Trepça është në këtë përbërje: Bahri Hyseni, kryesues; Hekuran Nikçi, anëtar; Shyqri Kelmendi, anëtar; Alban Krasniqi, anëtar; dhe Shyqyri Sadiku, anëtar.
Kurse bordi i drejtorëve të ndërmarrjes Korporata Energjetike e Kosovës është më këtë përbërje: Rrezarta Pllana, kryesuese; Bezad Halilaj, anëtar; Merita Kasapolli, anëtare; dhe Arbnorë Pula, anëtare.
Në bordin e Postës së Kosovës është emëruar ky bord: Safije Beseni, kryesuese; Sebahate Krasniqi, anëtare; Genc Rama, anëtar; dhe Naim Haliti, anëtar.
Ndërsa, në bordin e Infrakos është emëruar: Enis Berisha, kryesues; Ardita Salihu, anëtare; Fitnese Ismajli, anëtare; dhe Afrim Mehmetaj, anëtar.
Kryeministri Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar Programin e tij Qeverisës për periudhën 2021-2025, të miratuar ditë më parë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë.
Kurti para deputetëve tha se prioritet do të jetë menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.
“Do të investojmë në ekonomi që të zgjerojmë klasën e mesme, të nxis rritjen ekonomike dhe të sigurojë jetesë të dinjitetshme për të gjithë. Për të dal në një sistem ekonomik që është i orientuar në import dhe i varur nga punësimi publik, duhet në investojmë, në edukim, trajnim dhe teknologji, energji e infrastrukturë të cilat krijojnë vende të reja të punës dhe nisin prodhimtarinë. Për të gjitha këto janë të nevojshme dy reforma thelbësore. Reforma e prokurimit dhe administratës publike”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Në vazhdimin e seancës, mes diskutimeve në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, personelit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë, në Kuvendin e Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri kishte propozuar një Rezolutë që shtesat për këto kategori të kthehen në shumën e njëjtë paraprake.
Megjithatë, kjo rezolutë nuk ka kaluar në Kuvend, pasi që vetëm 22 deputetë kanë qenë për, 56 kundër dhe 1 abstenim.
“Rezolutën e kemi propozua me dy rreshta, kërkojmë që shtesat për pensionistët, për punëtorët shëndetësor, për institucionet e sigurisë dhe për kategoritë tjera që kanë përfituar nga shestat gjatë kësaj periudhe që kanë përfituar gjatë kësaj kohe pandemie të kthehen në shumën e njëjtë paraprake, pikë. Çka bëhet në këtë seancë të nderuar ministër i financave, e zëvendëskryeministër. Folët për popullizëm. Po a ka more ma popullzim se me dalë e me lyp votën dhe me thënë se po i rritim ‘penziat’ e me shkua derë më derë e takuat çdo sindikatë dhe në fund me ardhur me na thënë nuk ka buxhet”, kishte thënë Tahiri.
Në këtë seancë, gjithashtu ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i kishte bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të autorizojë organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e 2.1 milionë eurove.
Në fjalimin e saj, Bajrami tha se nuk fshihet dhe se që është mirë të autorizohet çdo organ që të merret edhe me rastin e 2.1 milionë eurove.
“Unë Hykmete Bajrami po u them të gjithë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se jetojë në Prishtinë. Vij çdo herë në Kuvend sa herë ka seancë apo Komisione Parlamentare. Nuk fshihem askund. Ministrja e Drejtësisë e cila dje tha që e kam autorizuar që të merret me rastin e drogës, është mirë që të autorizohet çdo organ që të merret edhe me rastin e 2.1 milionëshit dhe me rastin e Hykmete Bajramit sepse duhet të pastrohet njëherë e përgjithmonë kjo çështje”, kishte potencuar Bajrami, përcjell Telegrafi.
Gjatë kësaj jave, Ilir Murtezaj është rikthyer në krye të institucionit më të lartë për mbledhjen e tatimeve. Murtezaj ishte shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Sipas njoftimit për medie, bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj kryeministri Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të datës 17 maj, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.
Po ashtu, ATK kishte kërkuar që të paguhet tatimet dhe kontributet tatimore nga ana e biznesev, në të kundërtën sipas tyre, do të merren masa për të gjithë ata që anashkalojnë pagesën e tyre.
“Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor”, thuhej në paralajmërimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte rënia e shpejtë e vlerës së kriptovalutave në tregun botëror.
Për herë të pas 14 javëve të fundit, Bitcoin kishte rënë në nivelin e 40 mijë dollarëve.
Ky është niveli më i ultë që nga 9 shkurti, kur për herë të fundit kishte rënë nën këtë vlerë.
Rënia e shitjes ka ndodhur si pasojë e deklaratave të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, i cili tha se kjo kompani ka ndalur blerjen e veturave të saj me këtë kriptovalutë.
E komentet e Muskut kanë bërë që po atë ditë tregu në nivel botëror i kriptovaluta të bie nën 300 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe