Elton Deda ironizon: Kënga e Gretës meriton një raketë të Hesbollahut! (Video)

Këngëtari i njohur, Elton Deda ka shkruar një mesazh në llogarinë e tij në Facebook, ku ka ironizuar versionin e shqip të këngës së famshme “Another Brick In The Wall”.
Ai ka akuzuar autoren e këngës dhe ka thënë se e meritojmë të zhdukemi si komb për këtë vepër, siç ka shkruar Deda, këngë tipike tallave, transmeton Telegrafi.
“Sikur Roger Waters të kishte dëgjuar këtë gocën që këndon “Shkolla Wilson Another Brick in the Wall”, me atë autotunin tipik turbo tallava e RnB, do kishte bërë lutje përgjëruese të Hesbollahut që të na çonin një raketë tokë-tokë të tipit Skud, e të mos bënim me zgjedhje si komb për nja 3¬4 shekuj dinozaurësh. Nejse..”, (sic) ka shkruar Deda në Facebook.
Ndonëse kjo këngë është sjellë nga Greta Koçi, Deda është shprehur se nuk ishte në dijeni të personit që e kishte kënduar.




















































