Elon Musk ka prezantuar dje derrin e quajtur Gertrude të cilit i është implantuar një mikroçip “regjistrues” në tru, më të cilin manjati i teknologjisë demonstron planet ambicioze për ndërlidhjen e trurit të gjallë me makinerinë.

“Është si një copë e vogël në tru me tela shumë të vogla”, tha milioneri sipërmarrës në një koment, të cilin kompania e tij Neuralink ka nisur ta testojë te njerëzit.


Zoti Musk argumenton se mikroçipe të tillë rrjedhimisht do të ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve si demenca, Parkinson dhe ato të shtyllës kurrizore.

2 5

Por ambicia kryesore afat-gjatë e Musk është krijimi i aftësive “konjitive supernjerëzore”, e përfolur për idenë e kontestuar të inteligjencës artificiale ushtarake.

Gertrude është një nga tre derrat që morën pjesë në demonstrimin e djeshëm. U desh pak që të funksiononte por kur nisi të nuhaste dhe të hante kashtën, aktiviteti nervor cerebral i Gertrude tregohej në grafikat. Procesori në trurin e saj i dërgonte sinjale valore, duke treguar aktivitetin nervor në turirin e saj teksa kërkonte ushqim.

3 2

Musk tha se mjeti origjinal i Neuralink që u prezantua një vit më parë ishte bërë më kompakt e më i vogël. “Ai puthitet mirë në kafkë, mund ta kesh edhe nën flokë dhe nuk do ta kuptoje”, thotë Musk.

4 1

“Pasi të bëhen regjistrimet Neuralink do t’i dekodojë ato një ditë do të kapërcejë barrierën e kuptimit tonë për mënyrën sesi funksionon truri. Dekodimi i qëllimeve dhe planeve të lëvizjes është i vështirë kur nuk kemi kuptuar ende kodet neurale me të cilat komunikohen urdhrat brenda sistemit nervor”, tha ai. /tch/