LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk prezantoi rregulla të reja për pezullim të përhershëm ndaj llogarive të rreme dhe të verifikuara – të cilat si metodë imitimi e mbajnë emrin ‘Elon’

Elon Musk prezantoi rregulla të reja për pezullim të përhershëm ndaj llogarive të rreme dhe të verifikuara – të cilat si metodë imitimi e mbajnë emrin ‘Elon’

Twitter tani ka një rregull të ri për të gjithë ata që kanë një llogari në Twitter, rregull ky të cilin  duhet ta ndjekin, siç njoftoi Elon Musk nga llogaria e tij: “çdo pseudonim në Twitter që përfshihet në imitim pa specifikuar qartë se është llogari ‘parodike’ do të pezullohet përgjithmonë”.

Por pastaj, në një postim pasues në Twitter, Musk tha “Më parë, ne lëshonim një paralajmërim përpara pezullimit të llogarisë, por tani që po bëjmë verifikim të gjerë, nuk do të ketë më asnjë paralajmërim përpara pezullimit”.

Është një përditësim i papritur nga personi i cili vetëm pak ditë më parë pasi mori kontrollin e kompanisë profilin e tij shkroi: “Komedia tani është e ligjshme në Twitter”.


Po, komedia është e ligjshme – për sa kohë që ti i ndjek rregullat, e të cilat janë çfarëdo që Elon thotë se janë dhe janë rregulla të cilat mund të ndryshojnë në çdo kohë, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Që kur Musk premtoi se Twitter nën pronësinë e tij do t’u sillte “pushtet njerëzve” duke ofruar verifikim për këdo që dëshiron të paguajë 8 dollarë për një abonim, disa pronarë të llogarive tashmë të verifikuara i kanë riemëruar nofkat e tyre të llogarive me emrin “Elon Musk”.

Komedianet Kathy Griffin dhe Sarah Silverman janë ndër personat llogaritë e të cilave veçse se janë bllokuar ose pezulluar si rezultat i riemërimit apo imitimit.

Në fakt, politikat ekzistuese të Twitter tani veçse përmbajnë  një seksion që mbulon “parodinë, komentet dhe llogaritë e fansave”.

Siç sqaruan postimet e mëvonshme të Musk në Twitter, plani është që të shkohet me “dënimin më të rëndë” në veprën e parë që bie ndesh me politikat ndëshkuese të Twitter, duke anashkaluar dy nivelet e para të zbatimit të renditura në politikën aktuale të imitimit dhe identitetit mashtrues, nivele të cilat janë të listuara më poshtë:

Modifikimet e profilit

Nëse llogaria juaj është potencialisht konfuze në aspektin e përkatësisë së saj, ne mund t’ju kërkojmë të redaktoni përmbajtjen në profilin tuaj. Nëse e shkel përsëri këtë politikë pas paralajmërimit të parë, llogaria jote do të pezullohet përgjithmonë.

Pezullim i përkohshëm i llogarisë

Nëse besojmë se mund të jeni në shkelje të kësaj politike, mund t’ju kërkojmë të jepni një identifikim të lëshuar nga qeveria (si patentë shoferi ose pasaportë) në mënyrë që të rivendosni llogarinë tuaj.

Pezullim i përhershëm

Nëse jeni të përfshirë në imitim ose jeni duke përdorur një identitet të rremë mashtrues ose mashtrues, ne mund ta pezullojmë përgjithmonë llogarinë tuaj.

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Kalo në kategori