Site icon Telegrafi

Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit

Elon Musk tha se Inteligjenca Artificiale (Al) mbinjerëzore mund të zhvillohet deri vitin e ardhshëm dhe mund të jetë më e zgjuar se kushdo në Tokë.

Parashikimi është një përforcim i pretendimit të mëparshëm nga multimiliarderi se Al superinteligjente do të ekzistojë deri në vitin 2029.

Ndërsa “mbinjeriu” përkufizohet më i zgjuar se çdo njeri individual në detyra specifike, superinteligjenca përkufizohet si më e zgjuar se aftësia e kombinuar e njeriut në çdo detyrë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se ne do të kemi Al që është më e zgjuar se çdo njeri ndoshta rreth fundit të vitit të ardhshëm”, tha Musk.

Ndryshe, në vitin 2023, kur ai parashikoi të ardhmen e superinteligjencës, Musk ishte i shqetësuar për pasojat e saj.

“Është në të vërtetë e rëndësishme për ne që të shqetësohemi për një të ardhme të Terminatorit”, tha miliarderi, duke iu referuar filmit ku një sistem kompjuterik i vetëdijshëm bën luftë kundër njerëzimit.

Një vit më pas, pronari i Tesla-s dhe startupi i tij xAl po përpiqen të udhëheqin me vendosmëri zhvillimin e superinteligjencës.

E këto parashikimet e tij përfshijnë edhe sistemin Autopilot të Tesla-s, fluturimin e SpaceX drejt Marsit dhe implantin e parë të çipit te njeriu.

Së fundmi ai i ka shpallur “luftë” edhe Gjykatës Supreme në Brazil e cila e akuzon për shpërndarjen e lajmeve të rreme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version