Një djalosh i qetë, por me plot pasion për futbollin. Ky është Elon Berisha, që në moshën 26 vjeçare ka pranuar sfidën, që të drejtojë ekipin e parë të Ramiz Sadikut.
Me moshën që ka, natyrisht do të duhet të ishte në kulmin e karrierës së futbollist.
Hapat e parë si futbollist i mori te Ramiz Sadiku dhe Prishtina, mirëpo pas insistimit të familjes Elon Berisha vendosi të fokusohej më shumë në shkollë, ku përveç punës si trajner vazhdon studimet në Master në Fakultetin Ekonomik.
“Si i ri kam zhvilluar aktivitetin në shkollën e Ramiz Sadikut, pastaj kam kaluar në Prishtinë. E kam parë të arsyeshme që pas diskutimeve me familjen, të fokusohesha më shumë në shkollimin tim profesional dhe ka qenë i rregullt pozicionimi im në këtë profesion”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.
Berisha tregon se si është të jesh një trajner i ri në moshë për një skuadër të parë.
“Sigurisht është ndjenjë e veçantë, pasi që në shoqërinë tonë jemi mësuar të shohim trajner me moshë më të madh. Është krenari dhe kënaqësi për arsye se ka ndryshuar qasja e klubeve ose paragjykimi se trajnerët e rinj nuk e kanë potencialin dhe njohuritë e duhura për të udhëhequr një ekip të seniorëve”, deklaroi ai.
Kur drejtori i klubit, Agron Mecinaj, ia propozoi ekipin e parë, duke besuar në përgatitjen e tij, Berisha nuk e refuzoi dhe për këtë i është falënderues.
“Fillimisht nuk kam menduar se do të mund ta udhëheqja një skuadër seniorësh kaq shpejtë. Mirëpo duke e parë mundësinë që më është dhënë dhe që nuk të jepet aq shpesh, kam vendosur të sfidoj vetën duke u bazuar dhe besuar në punën time, po ashtu në njohuritë dhe aftësitë e mia të futbollit. Do të doja ta falënderoja drejtorin e klubit Agron Mecinaj, i cili vazhdimisht më ka përkrahë dhe ka pasur një qasje pozitive për të ma besuar një përgjegjësi të madhe si është kjo”.
Te Ramiz Sadiku ka emra të njohur si Fillim Guraziu dhe Artan Gashi, që kanë bërë karrierë të gjatë me klubet e Superligës. Berisha tregon si është të punosh me ta.
“Fillim Guraziu është dhe trajner aktual i shkollës së Ramiz Sadikut, apo i juniorëve. Po ashtu është edhe ndihmës-trajner i ekipit të parë. Dhe ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që ta jap kontributin edhe në fushë. Guraziu dhe Artan Gashi janë lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën, për shkak se luajnë një rol kyç në menaxhimin e situatave të skuadrës në fushë”, deklaroi ai.
Synimet e skuadrës për këtë sezon janë paraqitja sa më e mirë në Ligën e Parë, me sens të veçantë, rritja e lojtarëve të rinj dhe përgatitja e tyre për Superligë, pse jo edhe për klube jashtë vendit. Deri tani Ramiz Sadiku ka marr 9 pikë nga 6 ndeshje, ku ka dy fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje.
“Rezultatet e arritura deri më tani janë mjaft të kënaqshme, janë në përputhje me synimet, objektivat sezonale të klubit. E gjitha kjo është falë skuadrës, e cila vazhdimisht po tregon angazhim, përkushtim dhe dëshirë të madhe për futboll, si në stërvitje e po ashtu në lojë. Synimi jonë është që ne të jemi kundërshtar të fortë dhe të respektuar nga kundërshtarët që garojnë në këtë ligë (Liga e Parë)”.
Elon Berisha ka synime të madha për të ardhmen, por nuk është se e ka me nguti, ndërsa paralelisht është pjesë e FFK-së, ne programin për trajnimin e trajnerëve të ri, si bashkëpunëtor i jashtëm.
“Sigurisht që jashtë futbollit nuk do të jem, mirëpo të ardhmes nuk i dihet. Jam i angazhuar si instruktor për trajnerët e rinj, për edukimin e trajnerëve të licencës C. Jemi bashkëpunëtor të jashtëm me FFK-në dhe krahas punës së trajnerit, jam aktiv edhe në këtë drejtim”, nënvizoi Berisha.
Ramiz Sadiku, që njihet si çerdhe e talentëve, pasi ka rritur yje të futbollit si Amir Rrahmani, Eros Grezda, Emir Sahiti, Visar Bekaj, Blend Baftiu e Valimir Veliu vazhdon ta ketë fokusin e madh në shkollë, ku nga aty, lojtarët kalojnë në ekipin e parë e më lartë.
“Ka shumë talente, po ashtu dhe klubi ynë shquhet për prodhimin e talentëve të rinj dhe plasimin e tyre qoftë në Superligën e Kosovës si dhe në arenat ndërkombëtare. Ne fokusohemi më shumë te ta, për shkak se vazhdimisht apo ndoshta edhe baza e skuadrës së parë fokusohet kryesisht ne lojtarët e rinj dhe ne mundohemi t’i plasojmë në nivelet më të larta”.
“Kushtet janë të mira, pasi që i kemi dy fusha të vogla ndihmëse, të cilat i shfrytëzojmë me gjeneratat e reja dhe ekipin e parë. E kemi edhe fushën e madhe në dispozicion, mirëpo që nga ky sezon do të fillojnë punimet për ndërtimin e fushës sintetike dhe të përmirësohen kushtet më tepër”, përfundoi Berisha.
Fillim Guraziu është ndihmëstrajner në ekipin e parë. Ai flet për punën me Elonin, por edhe për kategoritë e reja te Ramiz Sadiku.
“Këtë profesion e kam nisur tash e dy vite. Ndërsa me Elonin punoj që nga dita e parë prej se kam ardhur në Ramiz Sadik. Ai ka një karrierë më të gjatë se unë si trajner, edhe pse është më i ri se unë, por ka filluar më herët të merret me këtë punë. Është kënaqësi të punosh me të dhe është ndër të paktit trajnerë me të cilin do kisha vazhduar të punoj si një ndihmës-trajner”.
“Me juniorët jam i kënaqur pasi që kemi nisur sezonin mirë, ku kemi arritur dy barazime, një me kampionin aktual Ballkanin dhe një me Besën e Pejës. Kemi pasur dy lojë të tjera jo të mira, por jemi kthyer me katër pikë të tjera. Skuadra është e mirë, ka potencial dhe po mundohemi të punojmë çdo ditë”.
“Shkolla e Ramiz Sadikut bashkë me atë të 2 Korrikut, janë dy prej shkollave më të mira në Kosovë, si për nga stafi i trajnerëve që janë shumë profesional dhe organizimi i klubit që i kushton rëndësi të madhe shkollës. E po ashtu janë shfaqur në pah disa lojtarë me potenciale të mëdha që të garojnë në nivele më të larta, ndërsa nga të tjerët pritet e njëjta gjë të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Guraziu për Telegrafin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit