Elita e futbollit kosovar vlerësohet 42 milionë euro – ja sa vlejnë klubet e Superligës sipas Transfermarkt

Sezoni 2024/25 i Albi Mall Superligës së Kosovës e gjen futbollin kosovar me një rritje të ndjeshme të vlerës së përgjithshme të merkatos.
Sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, vlera totale e 10 klubeve të elitës së futbollit në vend arrin në 42.47 milionë euro, një shifër që tregon për një ligë gjithnjë e më konkurruese dhe në rritje të vazhdueshme.
Klubi më i vlefshëm në elitë është Drita, me një vlerë totale prej 6.45 milionë euro dhe një mesatare tregu prej 258 mijë euro për lojtar. E ndjek nga afër Prishtina me një vlerë totale prej 5.85 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është kampioni aktual, FC Ballkani, me 5.49 milionë euro.
Lista e plotë e klubeve dhe vlera e tyre sipas Transfermarkt:
Drita – 6.45 milionë euro;
Prishtina – 5.85 milionë euro;
Ballkani – 5.49 milionë euro;
Malisheva – 4.98 milionë euro;
Gjilani – 4.66 milionë euro;
Llapi – 4.35 milionë euro;
Suhareka – 3.06 milionë euro;
Ferizaj – 2.94 milionë euro;
Dukagjini – 2.80 milionë euro;
Feronikeli 74 – 1.90 milionë euro.
Në total, janë 255 lojtarë të regjistruar në Superligë, me një moshë mesatare prej 25.8 vjeç dhe një vlerë mesatare prej 167 mijë euro për lojtar sipas Transfermarkt.
Klubi me numrin më të madh të lojtarëve të huaj është Ballkani me 13, ndërsa më pak ka Prishtina me vetëm 6 të tillë.
Rritja e vlerës në treg e klubeve kosovare është sinjal pozitiv për zhvillimin e futbollit në vend dhe për tërheqjen e investimeve dhe talenteve të reja. /Telegrafi/





































