LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Përmes BERZH sigurohen mjete për investim në teknologjinë e mjedisit

Elezi: Përmes BERZH sigurohen mjete për investim në teknologjinë e mjedisit

Dy milion euro janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për investime në teknologji e mjedisit me performancë të lartë të destinuara për ndërtesa private dhe lehtësime strehimi në vend, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Sipas saj, fondet do të vihen në dispozicion përmes Sparkasse Bank dhe janë të destinuara për individët që planifikojnë të investojnë në teknologji, materiale dhe zgjidhje të efikasitetit të energjisë. Financimi i BERZH-it është përmes Fondit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Ndërtesat në vend kanë nevojë urgjente për rinovim dhe izolim, që pritet të ulë kostot dhe të përmirësojë rehatinë e jetesës. Kjo është linja e tretë e kredisë përmes GEFF për Sparkasse Bank Maqedoni për të përmbushur kërkesën në rritje për këtë produkt financiar.

GEFF në Maqedoni është pjesë e Programit për Ballkanin Perëndimor, Facility për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër – GEFF në vlerë prej 85 milion euro, vlerë kjo e aprovuar në vitin 2017 si një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), Ministrisë Federale të Financave Austriake dhe vendeve përfituese nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Nisma funksionon nën kujdesin e Programit Rajonal të Efikasitetit të Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus) dhe i zbatuar në partneritet me Sekretariatin Evropian të Energjetikës. Ky program ofron mbështetje për politikat dhe harmonizimin e legjislacionit dhe rregulloreve të efikasitetit të energjisë me ndërtesat e banimit në vend, me direktivat përkatëse evropiane, thotë kështu zëvendësministrja Elezi.

BERZH, deri më tani ka investuar mbi 2 miliard euro në 129 projekte në vendin tonë. Mbështetja e energjisë së gjelbër, është një përparësi për BERZH pasi adreson një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet vendi jonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori