Nga: Paul McCartney
Përktheu: Agron Shala
Ah, shihi njerëzit e vetmuar
Ah, shihi njerëzit e vetmuar
Eleanor Rigby mbledh orizin në kishën ku kishte nuse e dhëndër
Jeton në ëndërr
Pret në dritare, me grimin në fytyrë që e mban pranë derës në kavanoz ngujuar
Për kë është zbukuruar?
Të gjithë njerëzit e vetmuar
Prej nga vinë ata?
Të gjithë njerëzit e vetmuar
Ku e kanë vendin ata?
Prifti McKenzie shkruan fjalët e predikimit që askush nuk i dëgjon
Askush s’afron
Shihe si punon, arnon çorapët natën në vetmi
Çka ia ndien atij?
Të gjithë njerëzit e vetmuar
Prej nga vinë ata?
Të gjithë njerëzit e vetmuar
Ku e kanë vendin ata?
Ah, shihi njerëzit e vetmuar
Ah, shihi njerëzit e vetmuar
Eleanor Rigby vdiq në kishë dhe u varros bashkë me emrin e vet
Pa kë, krejt shkret
Prifti McKenzie fshiu dheun nga duart teksa nga varri u largua
Askush nuk u shpëtua
Të gjithë njerëzit e vetmuar (ah, shihi njerëzit e vetmuar)
Prej nga vinë ata?
Të gjithë njerëzit e vetmuar (ah, shihi njerëzit e vetmuar)
Ku e kanë vendin ata?