Kompania franceze Wandercraft ka zhvilluar ekzoskeletin që u mundëson paraplegjikëve dhe pacientëve tjera, “në mënyrë më natyrale të ecin”.

Ekzoskeleti i quajtur Atlante ka marrë certifikatën e nevojshme në Evropë e njohur si MDR, që i mundëson pacientëve dhe personelit mjekësor që ta përdorin, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu ekzoskeleti paraqet një hap para në fushën e ekzoskeletëve të personalizuar. Gjenerata e parë e ekzoskeletit të Wandercraft vite më parë ishte prezantuar në kohën kur robotika në masë të madhe është avancuar.

2 64

Ekzoskeleti është një robot (që bartet) që është adaptuar për çdo përdorues, dhe i dizajnuar për të ndihmuar në rehabilitim dhe mjekim – përkatësisht rikthimin e ecjes te pacientët.

Atlante është gjenerata e dytë e ekzoskeletit të Wandercraft – vjen me një telekomandë për kontroll si dhe aplikacionin –përmes të cilit fizioterapeutit dhe pacientit në detaj mund t’ua rikujtoj programin për ushtrime.

3 51

Atë e vënë në lëvizje dy sete të baterive që mundësojnë përdorimin e vazhdueshëm. Modeli i ri është më i vogël dhe më i përshtatshëm për pacientë falë harduerit të ri – e pjesë e tij është edhe softueri i “mençur”.

Kjo pajisje tani mbanë vetë baraspeshimin, është më i lehtë për tu kontrolluar si për pacientë ashtu edhe për fizioterapeutë. Wandercraft ruan baraspeshimin edhe kur lëviz. Gjithashtu tani pacienti e ka më të lehtë të ngritet.

Wandercraft ka për qëllim që ky ekzoskelet, të jetë pajisja e personalizuar që mund të përdoret nëpër shtëpi dhe rrugë. Kompania franceze ka shpenzuar 45 milionë dollarë që të “përmbush misionin”. /Telegrafi/