– Letër e hapur presidentit të shteteve të bashkuara të Amerikës, Joseph Biden –
Agim Aliçkaj
I nderuar z. President, Joe Biden,
Nëse ka një udhëheqës në ShBA që di gjithçka për konfliktin në Ballkanin Perëndimor, ai jeni ju, z. President. Ju e dini më së miri se si pushtetarët serbë, në koordinim me Kishën Serbe dhe Akademinë e Shkencave, e mbulojnë agresivitetin dhe kriminalitetin e tyre me viktimizime, gënjeshtra, mashtrime dhe manipulime të të gjitha llojeve, duke bërë në të njëjtën kohë plane të hapura për shfarosjen e shqiptarëve.
Serbia nuk ka ndryshuar që nga koha e kriminelit Millosheviq; ajo qeveriset nga politikanë të frymëzuar dhe të përgatitur prej tij, me të njëjtat pikëpamje dhe tendenca për dominim në Evropën Juglindore. E pllakosur në botën e miteve dhe urrejtjes për kombet e tjera, e ndikuar dhe e drejtuar nga Rusia e Vladimir Putinit, Serbia është i vetmi vend pas Rusisë që përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Serbia vazhdon me kërcënimet për luftë, i bën presion pakicës serbe që të bojkotojë zgjedhjet e lira demokratike dhe dërgon kriminelë në Kosovë që rrahin ushtarët e NATO-s, gazetarët dhe civilët, ngacmon dhe frikëson serbët që e pranojnë shtetin e Kosovës, tallet me ndërmjetësit, përshkallëzon dhe shpërshkallëzon sipas dëshirës, merr pjesë formalisht në bisedime, vendos parakushte, nuk nënshkruan dhe e shkel marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE.
Qeveria pro-amerikane dhe pro-evropiane e Kosovës, më demokratikja në rajon, pranon marrëveshjen e BE-së që përfshin asociacionin dhe 38 marrëveshje të tjera të mëparshme, zbaton demokracinë, ligjin dhe rendin, burgos kriminelët, zvogëlon numrin e policisë speciale dhe pranon zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Çuditërisht, për të gjitha këto veprime, diplomatët perëndimor e lavdërojnë Serbinë si “konstruktive” duke fajësuar dhe dënuar Kosovën! Ky është kulmi i padrejtësisë dhe nënçmimit të Kosovës.
Evropa, e shtyrë nga dëshira e kotë për të larguar Serbinë fashiste nga Rusia fashiste, me lidhje ekonomike, politike dhe tradicionale me Rusinë, e rënduar nga frika e forcimit të kombit shqiptar ndër më të vjetrit në Evropë dhe nga paragjykimet fetare, po merr hapur anën serbe. Ajo është zhytur keq në politikën e dështuar shekullore të ledhatimit të agresorit serb dhe nënshtrimit të popullit shqiptar.
Ndërmjetësuesit evropianë, z. Borrell dhe z. Lajcak, të cilët vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë të preokupuar se si ta akomodojnë më mirë Serbinë. Duke parë se puna e tyre ka dështuar, ata mundohen të fajësojnë Kosovën për gjithçka.
Përfaqësuesi ynë në dialog, z. Escobar, i është bashkuar politikës së padrejtë dhe të gabuar evropiane. Pohimi i tij se Asociacioni serb është në funksion të inkorporimit të pakicës serbe në shtetin e Kosovës, thjesht nuk qëndron. Kërcënimet e tij kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës ngjajnë me ato të emisarit të dështuar të ish-presidentit Trump, Richard Grenell.
Në Beograd, ambasadori ynë me përvojë z. Hill kërkon falje për bombardimin e Serbisë dhe ndalimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, i cili është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe interesat amerikane. Ai duket shumë i shqetësuar për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, të cilat në realitet nuk shkelen nga Kosova, por nga Serbia. Ai nuk është aspak i mërzitur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak.
Qëllimi i Serbisë është i qartë. Mashtrimi i diplomatëve perëndimorë dhe zvarritja e dialogut me shpresën se Putini do të fitojë luftën kundër Ukrainës, ndërsa Trumpi do të fitojë zgjedhjet amerikane. Votuesit serbo-amerikanë janë të vendosur të votojnë për Trumpin, për të cilin votuan herën e fundit dhe humbën. Votuesit shqiptaro-amerikanë, edhe pse të zhgënjyer nga Departamenti i Shtetit, janë të hapur për të votuar për ju, pavarësisht nga përkatësia partiake. Kjo do të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e votimit, veçanërisht në shtetet “swing” të Amerikës
Letra e katër kryetarëve të Komisioneve për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përfshirë senatorin Bob Menendez dhe 56 deputetë nga shtete të ndryshme demokratike, duhet të jetë paralajmërimi i fundit për diplomatët që të ndryshojnë qasjen e tyre të padrejtë dhe krejtësisht të gabuar ndaj Kosovës.
Amerika ka investuar shumë në shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb, krijimin dhe ndërtimin e një shteti demokratik properëndimor. Është koha e fundit që ky investim të përmbyllet me sukses në mënyrë të përhershme. Veprën historike të presidentit Clinton, të vazhduar nga presidenti Bush mund ta përfundoni me sukses vetëm ju, sepse për këtë keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Përpjekjet e të gjitha qeverive serbe për shfarosjen e shqiptarëve datojnë që nga dyndja e tyre nga malet e Karpateve në tokat Ilire në shekullin e shtatë. Por, ato fillojnë të marrin formën e gjenocidit rreth vitit 1887 dhe vazhdojnë deri në vitin 1999.
Janë mbi 30 programe dhe pamflete me shkrim për zhdukjen e shqiptarëve, ndër të cilët spikat më famëkeqi, Memorandumi i Vasa Çubriloviqit, “Dëbimi i shqiptarëve”. Ndër të tjera ai shkruan se “ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”. Meqenëse e gjithë fuqia serbe qëndron në mbështetjen ruse, është e qartë se ekzistenca e kombit shqiptar varet drejtpërdrejt nga ekzistenca e kombit amerikan.
Prandaj, z. President, ju lutemi ndihmoni që të ndalet agresioni serb dhe padrejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës. Kjo mund të bëhet vetëm duke marrë udhëheqjen e dialogut, duke emëruar një përfaqësues personal të Shtëpisë së Bardhë, me një qasje reale dhe të drejtë ndaj problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Serbisë raciste, ashtu si Rusisë raciste, duhet t’i ndalohet turri i saj hegjemonist në Evropë. Kjo mund të realizohet vetëm me izolim dhe presion të vërtetë diplomatik dhe ekonomik mbi të, presion mbi pesë vendet e mbetura evropiane që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe hapjen e rrugës për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Derisa kjo të bëhet e mundur, është e domosdoshme të gjendet një mënyrë për të krijuar një aleancë apo traktat ndërkombëtar të mbrojtjes ndërmjet ShBA-së dhe Republikës së Kosovës, ngjashëm me marrëveshjen e mbrojtjes franko-greke të vitit 2021, që do të garantonte sigurinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e agresionit serb dhe do të ndihmonte mbarëvajtjen e dialogut.
Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe për të siguruar ekzistencën e një populli të lashtë që, ndër të tjera, i dha botës dy figura të mëdha, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, simbolin e rezistencës, të luftës për liri dhe mbrojtjen e Evropës, dhe shenjtën Nënën Tereze, simboli i mirësisë, bujarisë dhe kujdesit për të varfrit dhe njerëzit me nevoja të veçanta.
Amerika nuk gjen asnjë popull mik në botë më të afërt, më të dashur, më të sinqertë dhe më besnik se populli shqiptar.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjen tuaj!
Zoti e bekoftë kombin amerikan dhe kombin shqiptar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë