LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga Shqipëria personi që dyshohet se kishte vrarë 61-vjeçarin nga Gjakova në vitin 2018

Ekstradohet nga Shqipëria personi që dyshohet se kishte vrarë 61-vjeçarin nga Gjakova në vitin 2018
Foto: Ilustrim

Një person (shtetas i Shqipërisë) është ekstraduar nga autoritet e Shqipërisë, pasi më datë 14.10.2018 ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kryer veprën penalë “Vrasje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit eksplodues”, në fshatin Smolicë të Gjakovës, ku kishte mbetur i vdekur një person me inicialet H.A. – 61 vjeçar.

Vritet një person nga shpërthimi në Smolicë të Gjakovës
Lexo po ashtu Vritet një person nga shpërthimi në Smolicë të Gjakovës

Sipas raportit të policisë, ekstradimi ka ndodhur të hënën nga autoritetet e Shqipërisë.

“Në lidhje me rastin më 19.04.2021  nga autoritetet e R. Shqipërisë  është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë,  nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/