“Nëse do të tentoja që të jepja një përkufizim të saktë të asaj që më nxit, e mënyrës sime të të jetuarit dhe të menduarit, mendoj se është pikërisht kjo, që ti hapësh veshin dhe zemrën diçkaje që thuajse është harruar dhe që nuk do të doje që të harrohej”.
Kështu e ka cilësuar artin e tij, mjeshtri i kinemasë italiane, por edhe i gjithë botës, fituesi i disa oskarëve në kinematografi, Federico Fellini (1920-1993), që në këtë 100-vjetor të lindjes vjen përmes ekspozitës “Fellini në botë” edhe në Qendrën për Hapje edhe Dialog (COD). Kuratori Gentian Gjikola rrëfen ekspozitën që ka udhëtuar në 10 kryeqytete ndërkombëtare.
“Ka qenë një kënaqësi e veçantë, që të kemi Fellinin në COD. Është një ekspozitë e konceptuar në Itali në 100-vjetorin e tij të lindjes, që po udhëton në të gjithë botën. Është një ekspozitë që zhvillohet në shumë rrafshe, edhe shumë dimensionale”, shprehet Gjikola.
Filmografia, fotografitë, dokumentet, kostumet, posterat dhe objektet e sendet personale të Fellinit, mbi 120 vizatime të tij dedikuar miqve, apo edhe letrat e dashurisë për Giulietta Masinas, rrëfejnë jetën edhe veprën e kineastit që i dha emër kinematografisë italiane në mbarë botën.
“Kemi kostume, postera nga filmat ‘La Strada’, ‘La Dolce Vita’, ‘8 ½’, ‘Amarcord’ etj.; lëvizje gjatë xhirimeve, artefakte edhe letra të shkruara prej tij për të shoqen apo edhe mbesën”, shprehet Gjikola.
Ekspozita e mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës është kuruar nga Vincenzo Mollica, Alessandro Nicosia dhe mbesa e tij, Francesca Fabbri Fellini, të cilat për shkak të koronavirusit nuk ishin të pranishme në këtë inaugurim në COD. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Tiranë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët