LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 15° partlycloudy_day

Ekspozita “Frymo Lirshëm” shfaqet në Mitrovicë, prezantohen punime të personave me aftësi të kufizuara

Ekspozita “Frymo Lirshëm” shfaqet në Mitrovicë, prezantohen punime të personave me aftësi të kufizuara
Pamje nga punimet që u shfaqen në ekspozitën "Frymo Lirshëm"

Gjatë ditës së djeshme është shfaqur ekspozita “Frymo Lirshëm” në kuadër të kampanjës “Frymo Lirshëm”. Kjo ekspozitë u shfaq në hapësirat e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Udhëheqësi i kampanjës “Frymo Lirshëm”, Mehmet Salihu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo kampanjë ka filluar në muajin shtator, i cili njëkohësisht njihet edhe si muaj vetëdijësues për parandalimin e vetëvrasjeve.

Salihu ka thënë se nga kjo kampanjë kanë përfituar shumë qytetarë me anë të sesioneve informuese, fushatave vetëdijësuese dhe konferencave, shkruan Telegrafi.


“Këtë e kemi vazhduar edhe sivjet me një sërë aktivitetesh, tashmë kemi filluar me ekspozitën, krejt në fund do të prezantohet një video e kampanjës ‘Frymo Lirshëm’ dhe pastaj konferenca dy ditore”, ka thënë Salihu.

Ai ka thënë tutje se qëllimi i kësaj ekspozite është që të ngrihet zëri deri tek niveli qendror dhe siç është shprehur Salihu, të fillojë nisma e përpilimit të një strategjie kombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve.

Udhëheqësi i kampanjës “Frymo Lirshëm” ka treguar se programi “Reload” i UNDP-së ka qenë mbështetës në realizimin e kësaj ekspozite.

“Në realizimin e ekspozitës na ka mbështetur edhe program ‘Reload’  UNDP-së. Ndërsa, aktivitetet janë realizuar nën umbrellën e organizatës ‘Së bashku’ në Mitrovicë”, ka shtuar Salihu.

Salihu ka bërë të ditur se është hera e parë që është realizuar ekspozita “Frymo Lirshëm” dhe se sipas tij, e veçanta në këtë ekspozitë qendron tek fakti se të gjitha punimet janë realizuar nga personat me aftësi të kufizuara.

“Këto punime karakterizojnë jetën, shumica e punimeve e kanë simbol diellin, ku tek ta dielli simbolizon shpresën”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur se nga fundi i muajit shtator do t’i zhvillojnë sesionet informuese në shkollat e mesme të Mitrovicës. Sipas tij, duke filluar nga dhjetori i këtij viti këto aktivitete do të zgjerohen edhe në 27 komuna tjera të vendit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

La Liga
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Serbia
Shkaku i tërmetit, uji rrjedh si ujëvarë nga ndërtesa në Bangkok

Shkaku i tërmetit, uji rrjedh si ujëvarë nga ndërtesa në Bangkok

Azia
Jep dorëheqje rreshteri i Policisë, Zymer Kodra - thotë se iu prekën vlerat e idealit

Jep dorëheqje rreshteri i Policisë, Zymer Kodra - thotë se iu prekën vlerat e idealit

Siguri
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Rozana Radi e pyet pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova, Gjesti: Ka qenë hile

Rozana Radi e pyet pse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova, Gjesti: Ka qenë hile

Magazina
Kalo në kategori