Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

Fjetja e përbashkët e foshnjës dhe prindërve është një nga temat më të diskutueshme të prindërimit të sotëm, ndërsa në të njëjtën kohë kjo mënyrë e gjumit është në fakt më e shpeshta.
Shumica e nënave që ushqejnë fëmijën me gji e kanë shprehi të ndajnë shtratin me fëmijën e tyre.
Megjithatë, një eksperte e sigurisë së fëmijëve shpjegoi pse foshnjat nuk duhet të flenë kurrë në shtratin e prindërve të tyre dhe për ta treguar këtë sa më qartë, ajo përdori shtangë dore për stërvitje.
Në llogarinë BabySleepCode në TikTok, ajo postoi një video që tregon pse një dyshek për të rritur nuk është i sigurt për foshnjat.
“Shumica e foshnjave do të mësojnë të rrokullisen nga shpina në stomak pas pesë muajsh. Fëmija mesatarisht tetëjavësh peshon pesë kilogramë dhe foshnja pesëmuajshe rreth shtatë kilogramë. Kur ata flenë në një dyshek për fëmijë, nuk do të thellohet dhe çdo rrezik për probleme me frymëmarrjen është i vogël”.
https://www.tiktok.com/@babysleepcode/video/6968720689771678978
“Por, tani imagjinoni të njëjtin fëmijë në dyshekun për të rritur që është mesatarisht i fortë”, ka theksuar ekspertja, e cila më pas tregoi se çfarë ndodh me dyshekun kur vendos mbi të shtangë dore të barasvlershme me peshën e foshnjës.
Videoja e saj mblodhi mbi një milion shikime dhe shumë e lavdëruan për ndarjen e informacioneve të rëndësishme.
“Do të doja që më shumë njerëz ta kuptonin këtë”, ka shkruar një përdoruese.
“Kjo është arsyeja që vendosa të mos e ndaj shtratin me fëmijën. Nuk mund t’ia rrezikoja jetën”, ka shtuar një tjetër nënë.
Përndryshe, gjëja më e rëndësishme është krijimi i një ambienti të sigurt për gjumin e foshnjës. Në ditët e sotme ofrohen jastëkë të ndryshëm për bebe që rregullojnë pozicionin e foshnjës.
Pediatrit rekomandojnë që një fëmijë i shëndetshëm të flejë në shpinë deri në vitin e parë të jetës. Ju mund ta vendosni fëmijën në stomak kur ai është zgjuar dhe ndodhet nën mbikëqyrjen tuaj të vazhdueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?