Eksperti i komunikacionit, Naser Lajqi ka thënë se faktori njeri është determinues për aksidentet në Kosovë. Ai ka bërë thirrje që qendrat e kontrollit teknik të mos lejojnë të lëvizin automjetet që kanë një vjetërsi të madhe dhe të kontrollohen më shumë.
“Në Gjykatat e Kosovës, shpejtësia në komunikacion merret vetëm si numër”, kështu ka deklaruar njohësi i komunikacionit, Naser Lajqi.
Lajqi në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, ka thënë se faktori dominant për shkaktimin e aksidenteve në trafik është faktori njeri, duke shtuar se në Gjykatat e Kosovës dyfishimi i shpejtësisë në një rrugë ku nuk është e lejuar, nuk merret si diçka e jashtëzakonshme.
“Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që po ndikon në rritjen e numrit të akisdenteve, sidomos kur ka fluks të madh të automjeve që po qarkullojnë kohëve të fundit”, ka deklaruar Lajqi.
Sipas Lajqit, dy rrugë në Kosovë janë shumë të rrezikshme, rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo për Prishtinë-Gjilan.

Ai ka thënë se për këto rrugë përgjegjësinë duhet ta ketë Ministria e Infrastrukturës, ndërsa për rrugët lokale duhet të merret Komuna.
Sa i përket shenjave të komunikacionit, Lajqi ka thënë se ka mungesë të tyre sepse siç thotë ai kur llogariten ekspertizat kemi probleme të jashtëzakonshme.
Sipas tij, faktori njeri është dominant që bën dëm në trafik, ndërsa faktori i automjeteve është 0,6% fajtor.
Ndër të tjera, Lajqi ka theksuar që qendrat e kontrollit teknik të mos lejojnë të lëvizin automjetet që kanë një vjetërsi të madhe dhe të kontrollohen më shumë.
Ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës, ai ka thënë se janë mjaft të rreptë në dënime dhe janë duke monitoruar rrugët, por që sipas tij nuk mund të bie e tërë përgjegjësia te ata, por edhe te përgatitja e kuadros nëpër shkolla që e marrin shpejtësinë vetëm si numër.
Ai ka bërë thirrje që të vetëdijësohet masa dhe të ketë kujdes në kontrollin teknik të automjetit dhe të kontrollimit të shpejtësisë në komunikacion.
Ndryshe, mëngjesin e së premtes, dy persona kanë mbetur të vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, si pasojë e një aksidenti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur t’i përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./RTV Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?