LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët tregojnë se çfarë ngjyre rrobash duhet veshur, “për të mos ju parë” mushkonjat

Ekspertët tregojnë se çfarë ngjyre rrobash duhet veshur, “për të mos ju parë” mushkonjat

Mushkonjat me siguri do t’ju gjejnë, përveç nëse mësoni disa aftësi të ndryshme, siç është “mosfrymëmarrja”.

Por, sipas një shkrimi të publikuar në Business Insider, përcjell Telegrafi, ka disa gjëra që mund të bësh për të përmirësuar shanset për të mos u pickuar.

Ose, për ta thënë ndryshe, “për të përmirësuar shanset që dikush tjetër të pickohet në vend tuajin”.


Mushkonjat i gjejnë objektivat e tyre duke zbuluar dioksidin e karbonit, thotë Taneshka Kruger, menaxhere e projektit në Universitetin e Pretoria, Instituti për Kontroll të Qëndrueshëm të Malaries.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, llojet e mushkonjave që duan të “shijojnë” njerëzit tërhiqen nga aroma e lëkurës, e cila varet nga mikrobet që jetojnë në lëkurën tuaj.

Dhe shkencëtarët aktualisht po studiojnë se si mund të përdoret kjo për të ndihmuar në zmbrapsjen e mushkonjave.

Por derisa kjo të japë rezultate, ju është më së miri të përpiqeni të mposhtni “shenjat dytësore” të përdorura për zbulimin e synimeve të tyre.

“Shmangni veshjen me ngjyra të errëta, pasi kjo tërheq mushkonjat”, thotë Kruger, sepse insektet “‘i shohin’ caqet e tyre si silueta, dhe ngjyrat e errëta bien më shumë në sy”.

Gjithsesi, “këshillat e lashta” për të mbajtur mëngë të gjata dhe çorape, ende qëndrojnë – kimikatet mund të jenë miku juaj, gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori