Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një vendimi i cili i rregullon çmimet e naftës në tregun vendor, po shihet si ndërhyrje e gabuar nga ekonomistët. Sipas tyre, Kosova është vend demokratik i orientuar drejt ekonomisë së tregut, ku s’mund të bëhen ndërhyrje të tilla nga shteti. Për të dalë nga kjo situatë e krijuar, ata vlerësojnë se zgjidhja e vetme është ngrirja e akcizës.
Ekonomisti Safet Gërxhaliu në një prononcim për Telegrafin, deklaroi se ngrirja e akcizës duhet të bëhet për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj.
Ai tha se kjo metodologji e përdorur nga shtetet si: Gjermania, Kroacia e Mali i Zi, ka dhënë efekte pozitive. Ndaj, shtoi se Kosova duhet të ndjek shembuj të tillë.
“Zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është vetëm një: të ngrihet akciza në import, për tre-gjashtë muaj, jo të hiqet tërësisht, po vetëm të ngrihet. Këtë metodologji e ka përdorur Gjermania. E kanë përdorur Kroacia dhe Mali i zi. Pse mos ta përdorim edhe ne? Ngrirja e akcizës është zgjidhja më e mirë, sepse qytetarët paguajnë naftë 36 cent më lirë se tani”, u shpreh Gërxhaliu.
Ai tutje shtoi se situata në Kosovë po rëndohet shumë dhe se po mungon një dialog i mirëfilltë publiko-privat.
“Si pasojë, kemi acarim të situatës. Nuk duhet të humbet kohë. Qeveria krenohet me rritjen e të hyrave në buxhet e kjo po ndodh për shkak të rritjes së çmimeve. Prandaj, është koha kur duhet të kemi maturi, sepse çmimet janë të papërballueshme”, deklaroi Gërxhaliu.
“Druaj që do të kemi biznese të mbyllura dhe transport të paralizuar. Kosova është shtet demokratik dhe ekonomia e tregut është dominonte e në këtë të fundit s’ka diktat të tillë qeveritar”.
Se duhet të ketë ngrirje apo lirim të akcizës mendon edhe njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.
Ai për Telegrafin tha se Qeveria “duhet t’i bëjë thirrje vetvetes” sepse nuk duhet t’i ngarkojë bizneset.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi të mërkurën se është duke punuar për për nxjerrjen e një vendimi të ri i cili i rregullon çmimet e naftës në treg. Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.
Sipas raportimeve në media, ligji i ri parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.
E lidhur me këtë ekonomisti Kadriaj tha se “kjo është tipike ndërhyrje majtiste si në qeveritë e ish-bllokut komunist”.
“Bizneset kanë të drejtë sepse ato duhet të vendosin marzhën e fitimit bazuar në të importit. Në këtë situatë, e vetmja dorë që duhet të lëvizë është Qeveria, duke i ndihmuar naftëtarët që të ketë lirime në akcizë apo në TVSH. Kjo me qëllim që të tejkalohet kjo krizë”.
“Qeveria po sillet sikur të ishte e vetmja në planet, por duhet pasur parasysh që Kosova një herë e përgjithmonë është orientuar drejt ekonomisë së tregut dhe nuk ka mundësi të bëhet kësi lloj ndërhyrje e shtetit”, u shpreh tutje ai.
Me propozim-vendimin e Qeverisë nuk është pajtuar as Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, e cila pas një mbledhje të mbajtur të enjte, i ka dërguar letër ekzekutivit me anë të së cilës kanë kërkuar miratimin e dy kërkesave.
Ata kanë kërkuar që të vazhdohet me ekonominë e tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Por, nëse kjo nuk merret parasysh, kanë thënë se marzha duhet të caktohet: shitja me shumicë 3 për qind, ndërsa me pakicë 12 për qind.
Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh nga ana e Qeverisë, atëherë kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa, përfshirë edhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje