Blake Lively, 37 vjeçe, ka paditur Justin Baldonin, 41 vjeç, për ngacmim seksual dhe shpifje.

Ndërsa Baldoni ka ngritur një kundërpadi kundër saj, Ryan Reynolds dhe publicistit të tyre, duke pretenduar një fushatë shpifjeje për të marrë kontrollin e një filmi.


Konflikti ligjor përfshin gjithashtu një padi prej 250 milionë dollarësh (239 milionë euro) të Baldonit kundër ‘The New York Times’, shkruan DailyMail.

94580087 14331801 image a 28 1738027206660

Një ekspert ligjor ka sqaruar se shanset që gjyqi të transmetohet janë të vogla, pasi procesi po zhvillohet në një gjykatë federale ku kamerat janë të ndaluara.

Një seancë paragjyqësore është caktuar për 3 shkurt 2025, ndërsa gjyqi i plotë do të fillojë më 9 mars 2026, përveç nëse palët arrijnë një marrëveshje paraprake, gjë që ndodh në shumicën e çështjeve civile.

94580043 14331801 The chances of the trial set for March 9 2026 being televised ar m 31 1738027259492

Mosmarrëveshjet mes Lively dhe Baldonit u thelluan gjatë xhirimeve të filmit "It Ends With Us", me akuza dhe mesazhe të publikuara që zbulojnë tensione për ndryshime skenari të propozuara nga Lively.

Një audio ekskluzive nga Baldoni përfshin një ndjesë të tij ndaj aktores për keqkuptimet që kanë ndodhur.

Ekspertët paralajmërojnë se procesi do të jetë emocionalisht dhe financiarisht i kushtueshëm për të dyja palët, duke krahasuar rastin me çështjen e famshme Depp-Heard. /Telegrafi/

94580145 14331801 image a 29 1738027213184

94581175 14331801 image a 32 1738027602768

94570941 14331801 A pretrial court date has been set for February 12 Both cases in a 8 1738029324382

94567071 14331801 Baldoni s complaint alleges Lively had used husband Ryan Reynold a 9 1738029324385