LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët gjermanë nisin punën në QKUK, shoqërohen nga ministri Ismaili

Ekspertët gjermanë nisin punën në QKUK, shoqërohen nga ministri Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shoqëruar sot ekspertët e kompanisë gjermane ICME dhe kanë vizituar sot QKUK-në për të parë nga afër gjendjen e klinikave të saj.

Sipas njoftimit për media, kjo vizitë vjen pas kontratës që Ministria e Shëndetësisë e nënshkroi dje me një nga kompanitë lidere në botë në menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit, sipas përvojave ndërkombëtare.


Me këtë vizitë nis edhe zyrtarisht puna në terren e kësaj kompanie, e cila, brenda gjashtë muajve, do t’i ndihmojë spitalet kosovare që të zhvillojnë një koncept funksional mjekësor, që është çelësi i një strukture të suksesshme shëndetësore.

Ekspertët gjermanë me përvojën e tyre do ta ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve në financimin shëndetësor, menaxhimin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin informativ dhe menaxhimin e pajisjeve dhe inventarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori