LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e arsimit: Armët në duar të nxënësve – shqetësuese, por jo befasuese

Ekspertët e arsimit: Armët në duar të nxënësve – shqetësuese, por jo befasuese

Gjetja e një sasie të konsiderueshme të armëve të ftohta tek nxënësit rreth shkollave në Komunën e Ferizajt, ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët, veçmas prindërit dhe ka nxitur reagime të instituciomeve.

Njohësit e çështjeve të arsimit vlerësojnë se siguria e nxënësve në shkolla është shqetësuese, ndërsa kërkojnë nga institucionet që ndërmarrin masa.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Telegrafin se lajmi për konfiskimin e armëve nga nxënësit është shqetësues, por jo edhe befasues.


“Për arsye se ka kohë të gjatë që është konstatuar është thënë dhe është bërë publike që sidomos përreth shkollave ka lokale të cilat funksionojnë e të cilat frekuentojnë njerëz të cilët kanë të kaluar të dyshimtë, pra merren me veprimtari devijante e që të njëjtit atak për punët e tyre kanë rekrutimin ose detyrimin e nxënësve në përdorimin e narkotikëve apo dhe pjesëmarrjen e të rinjve në përgjithësi në veprimtari të tjera të cilat kanë të bëjnë me krimin”, tha ai.

Sipas tij, raste të tilla kanë ekzistuar edhe vite më parë.

“Që në vitin 2016 të gjitha shkollat kanë pas raportuar që cilat janë lokalet afër shkollave të tyre që zhvillojnë këto veprimtari dhe të njëjtat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Natyrisht që është shqetësues ajo që është raportuar nga Policia në Ferizaj, e që sigurisht po qe se publikohen edhe për rajone tjera, gjendja mund të jetë dhe më keq normalisht dhe kemi parë që në mesin e atyre që janë arrestuar dhe që janë kontrolluar ka dhe shumë nxënës që iu kanë gjetur armë të ftohta”, tha ai.

Tutje, Mustafa tha se shqetësimi për këto raste duhet të jetë i vazhdueshëm dhe se duhet të ketë kyçje gjithë-institucionale.

“Shqetësimi për këto dukuri duhet të jetë i vazhdueshëm dhe duhet të ketë një kyçje gjithë institucionale, duke filluar nga shkollat, mësimdhënësit, Policia e Kosovës, prokuroritë, etj. Duhet të kemi dhe një dhënie të përgjegjësisë nga ana e drejtorive dhe këshillave profesionale, të cilat veprojnë në kuadër të shkollave, sepse mund të ndodh që një numër i atyre nxënësve janë të njohur për shkollën dhe shkolla ndoshta asnjëherë nuk ka raportuar në drejtori komunale të arsimit dhe as në Policinë e Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa, Rinor Qehaja, drejtor në Institutin EdGuard, për Telegrafin tha se aksioni i Policisë së Kosovës përreth shkollave në Komunën e Ferizajt nënkupton që duhet të rritet siguria në shkolla.

Siç u shpreh ai, dhuna në shkolla ka trajta të ndryshme dhe reagimi duhet të jetë shumë individual për secilin rast.

“Aksioni i Policisë së Kosovës përreth shkollave në Komunën e Ferizajt nënkupton siguri më të rritur edhe për shkollat. Dhuna në shkolla ka trajta të ndryshme, dhe reagimi duhet të jetë shumë individual për secilin rast – për këtë nevojitet një komunitet i përkushtuar i shkollës që ka përkrahje institucionale”, deklaroi Qehaja.

Ai tutje theksoi se problemi nuk është i kufizuar dhe as nuk zgjidhet nga një hisedar i vetëm.

“Po ashtu, duhet të kuptojnë që problemi nuk është i kufizuar dhe as nuk zgjidhet nga një hisedarë vetëm, duhet një përfshirje konsistente dhe e strukturuar nder institucionale në të gjitha nivelet”, përfundoi Qehaja.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se janë duke e trajtuar me prioritet.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se ka nevojë urgjente për reflektim sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve në shkolla.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për aksionin e realizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar Nagavci.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se kanë themeluar Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili do të përcjellë situatën e sigurisë në shkolla.

“Në Ministrinë e Arsimit po e trajtojmë këtë çështje me prioritet dhe përveçqë po avancojmë politikat edukative dhe arsimore, së fundmi kemi themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili do të përcjellë situatën e  sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale”.

Megjithatë, ka thënë se roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, “duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë”.

“Por, menaxhmentet e shkollave dhe drejtoritë komunale të arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve”.

Tutje, Nagavci ka shtuar se janë duke punuar në mënyrë që të bëhen ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor.

“Por, fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e  ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta”.

“Një raport më i afërt institucion dhe familje jam e bindur se do ta përmirësojë këtë gjendje. Duhet të angazhohemi të gjithë. Bashkë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka përfunduar ministrja Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Lajme
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Lajme
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Kalo në kategori