Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.
Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, thotë se atij i ka bërë përshtypje edhe se sa i fuqishëm është ekipi i mbrojtjes i të akuzuarve.
“Problemi është gjithmonë në gjetjen e lidhjes mes krimeve të kryera fizikisht në terren dhe njerëzve më të fuqishëm në organizatë, si [Hashim] Thaçi, [Kadri] Veseli, [Rexhep] Selimi dhe [Jakup] Krasniqi. Dhe, këtë do të duhet ta dëshmojë Prokuroria dhe do të jetë e vështirë. Për të qenë i sinqertë, instinkti më thotë se mund fare mirë të ketë shpallje pafajësie”, thotë Holvoet, duke shtuar se mund të ketë dallime mes katër të akuzuarve.
Si shembull që tregon se sa e vështirë është që një lidhje e tillë të dëshmohet, Holvoet u referohet aktgjykimeve të Tribunalit të Hagës në rastet ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi të hënën, më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë deklaratave hyrëse, Prokuroria argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.
Ndërsa, avokatët hodhën poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.
Për Holvoet dhe Hehir – studiues i drejtësisë tranzicionale, intervenimit humanitar dhe shtetndërtimit në Kosovë nga Universiteti Westminster në Angli – ajo që bie më së shumti në sy është përdorimi i termit “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Kushdo që është në dijeni për atë që ka ndodhur në Kosovë nuk do të habitet që ka pretendime se anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime. Por, kjo gjykatë duket se po e akuzon UÇK-në në tërësi për një lloj strategjie të madhe, që mendoj se është e paqëndrueshme”, thotë Hehir.
“Ideja që UÇK-ja të jetë një ndërmarrje kriminale… ky term është shumë nënçmues dhe mendoj se kjo do t’i alarmojë njerëzit [në Kosovë] dhe do ta prekë me të vërtetë atë nerv që njerëzit ndiejnë në lidhje me UÇK-në si heronj”, shton ai.
Gjatë deklaratave hyrëse, prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me vetë ata, e jo me gjithë UÇK-në, duke shtuar se “shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”.
Ndërsa, në ditën e fundit të deklaratave hyrëse, më 5 prill, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi tha se deklaratat e tij të asaj kohe – të cilat u përdorën nga prokurorët si dëshmi – ishin vetëm propagandë për ta krijuar “përshtypjen se UÇK ishte strukturë e organizuar”.
Megjithatë, Holvoet vë në dukje se në Tribunalin e Hagës ka pasur dënime edhe për përhapje të propagandës.
Milan Gvero, ndihmëskomandant në ushtrinë serbe të Bosnjës, ishte dënuar në vitin 2010 me pesë vjet burgim për shpërndarje të informatave të rreme.
Sipas gjykimit të Tribunalit të Hagës, përmes informatave të rreme, ai kishte kontribuar në ndërmarrjen e përbashkët kriminale që synonte të pastronte etnikisht zonën e Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas Hehir, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë nën hijen e protestave që u zhvilluan në Hagë dhe në Prishtinë para nisjes së këtij procesi. Kjo veçanërisht pasi që ai pret që procesi të jetë i ngadaltë.
“Unë mendoj se do të jetë një proces i ngadaltë i zbulimit të informacionit për tre, katër, pesë, ndoshta edhe gjashtë vjet”, shton ai, duke u shprehur i zhgënjyer me kohëzgjatjen e këtij procesi.
Por, Holvoet argumenton se edhe pse procesi duket se do të zgjasë shumë, ai duhet të jetë i tillë në mënyrë që edhe avokatët e të akuzuarve ta kenë mundësi të kundërargumentojnë.
“Është e pashmangshme. Bëhet, në njëfarë mënyrë, që të garantohet e drejta për gjykim të drejtë. Por, mendoj se problematike është që ata do të jenë në paraburgim përgjatë gjyqit pa pasur mundësi të lirohen përkohësisht”, përfundon Holvoet.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!