Festivali “Kënga Magjike 2017” do të sjellë dy netë spektaklore gjysmëfinale në data 6 dhe 7 dhjetor.
Ndërsa këtë të shtunë me 9 nëntor, do të mbahet nata finale, ku do të performojnë 20 artistët më të votuar nga njëri-tjetri, dhe do të shpallet fituesi i edicionit të 19-të të këtij festivali.
Këtë javë, në sallën e Pallatiti të Kongreseve janë mbajtur provat për netët gjysmëfinale, ku të gjithë artistët kanë ushtruar zërin dhe kanë përgatitur performancat e veçanta që do të sjellin para publikut.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5438.gif)
Telegrafi ka përcjell nga afër provat gjenerale të festivalit, ndërsa është gjendur pranë artistëve, duke i pyetur ata për pritshmëritë rreth festivalit.
“Kënga Magjike 2017” do të prezantohet nga dy bukuroshet e televizioni Klan: Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, dhe sigurisht nikoqiri Ardit Gjebrea, i cili është njëherësh edhe themeluesi i tij.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5462.gif)
Përveç muzikës, “Kënga Magjike 2017” do të ofrojë edhe doza humori, dhe për këtë pjesë janë kujdesur dy të ftuarit specialë të netëve gjysmëfinale, që do të jenë: Bes Kallaku dhe Erion Isai – që të dy aktorë të suksesshëm të programit të njohur “Portokalli”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5436.gif)
Në netët gjysmëfinale dhe finale, artistët do të këndojnë ‘live’, ndryshe nga prezantimit në fazën e parë në ‘E diela shqiptare’, ku ata kënduan ‘playback’.
Në prova u gjend edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila do të hapë natën finale të festivalit të shtunën, si kampionia ende në fuqi e festivalit, ndërsa do të interpretojë këngën “Ma thuaj ti”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5437.gif)
Këngëtari Mentor Haziri, do të paraqitet në natën e parë të festivalit, të mërkurën e 6 dhjetorit, me këngën e tij “Plagë në zemër”. Kënga është pritur mirë nga publiku dhe është cilësuar si një prej këngëve favorite. Ai për Telegrafin rrëfeu emocionet nga prapaskena, duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=MABTAhdGydI
“Kemi kaluar momenete të mira gjatë perovave nën shoqërinë e kolegëve. “Plagë në zemër” është balada që unë do ta sjell live për publikun në natën e parë. Shpresoj të mirëpritet. Kam pritshmëri të mira për festivalin, uroj pse jo, të jem edhe në finale”, tha Mentor Haziri për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5464.jpg)
Ndërkohë, edhe grupi NRG Band këtë vit u riktheyn në këtë festival pas 10 vitesh. Ata sollën këngën “Gocat me martini”, e cila u pëlqye nga fansat.
Për Telegrafin, Besin Qaka, solist i grupit, tregoi se pritshmëritë e tyre për festivalit janë të mëdha.
“Presim me pa durim pjesëmarrjen, sepse do jetë një nostalgji për ne, para 10 viteve më kujtohen momentet më të mira që ia kaluam. Na vjen mirë që kënga është pëlqyer në radhë të parë, besojmë që ia kemi qëlluar. Do sjellim besojmë një performancë të veçantë në gjysmëfinale”.
Edhe këngëtari Stine, këtë vit sprovoi veten në garën më të madhe të muzikës.
Ai për Telegrafin tregoi se kënga “Ma more zemrën” është pritur mirë nga publiku, ndërsa edhe provat kanë shkuar gjithashtu mirë.
“Shumë mirë kanë shkuar provat. Do paraqitem në skenë me një perofrmancë. Unë pres nga njerëzit që ta pëlqejnë këngën, dhe të bëhet hit, ndërsa sa i përket çmimit dhe gjërave tjera, ato ia kam lënë festivalit”, tha Stine për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5459.gif)
Evi Reçi, një tjetër bukuroshe në festivalit “Kënga Magjike” këtë vit, është një ndër pretendentet kryesore. Ajo është paraqitur me “Dorëzohu”, një këngë e punuar bukur nga Darko Dimitrov, dhe vargje të shkruara nga Yll Limani.
“Kjo këngë bashkon shumë botën perëndimore më atë të lindjes, dhe akoma më shumë periudhën bizantine, ndaj dhe kënga ka këto nuanca mistike. Në gjysmëfinale do interpretoj ‘live’, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, tha Evi Reçi për Telegrafin.
Festivali nuk do të kishte kuptim pa pak muzikë hip-hop, ndaj dhe këtë vit nuk mungojnë emrat e njohur si Stresi, i cili vjen kësaj radhe në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banen, me këngën “Sa her e don”.
“Provat kanë shkuar mirë, gjithçka deri më tani ka ecur si duhet, dhe besoj se do argëtojmë publikun. Pritshmëritë janë të mëdha”, tha Stresi për Telegrafin.
Ajo që erdhi me shumë “zhurmë” këtë vit, ishte këngëtarja Fifi, e që kështu titullohet edhe kënga e saj. Aktualisht, “Zhurmë” është ndër këngët më të klikuara të festivalit, dhe cilësohet absolut si një ndër këngët favorite të këtij viti.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5435.gif)
Fifi për Telegrafin, kishte zbuluar se kënga do të vijë sërish me performancë të veçantë në netët gjysmëfinale, ndërsa këtë herë do të vijë edhe më fuqishëm, pasi do të interpretojë live.
“Po bëj maksimumin që ta sjell sa më mirë këngën në fazën e ardhshme. Jam e lumtur që do të këndoj live. Shpresoj se do dalë sa më bukur”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Fifi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5433.gif)
Këngëtarja Rovena Stefa, kishte vendosur që këtë vit t’i rikthehej festivalit pas një kohe të gjatë. Ajo ka sjell një baladë shumë të bukur, të punuar nga Gent Myftaraj, e cila titullohet “Veq një jetë”.
Për Telegrafin, Rovena tregoi se ka bërë përgatitjet e fundit për natën gjysmëfinale, dhe se pret që ta interpretojë atë sa më bukur.
“Jam e lumtur me këngën dhe kritikat mjaft pozitive nga shumë dashamirës e artistë shqiptarë, të cilët më kanë dhënë vlerësime maksimale për këngën si krijim dhe interpretim i vështirë nga ana teknike”.
“Sigurisht që performanca është e lidhur ngushtë me këngën, e nuk kam për t’i ndarë as në Pallatin e Kongreseve. Jam shumë e kënaqur me trupën e baletit, të cilët janë ekstremisht artistikë, dhe përputhen në mënyrë organike me gjithë idenë e këngës. Më vjen mirë që me refrenin që thotë “Veç një jetë”, jepet një mesazh dashurie e paqeje edhe përmes ngjyrës së bardhë”, tha Rovena Stefa për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5439.gif)
Elhaida Dani do të performojë natën e dytë gjysmëfinale me këngën “E ngrirë”. Këtë vit, ajo i është rikthyer muzikës, ndërsa për Telegrafin, ka treguar se 2017-ta si vit i rikthimit për të në muzikës, e solli të ngrirë në “Kënga Magjike”.
“Është një krijim i imi muzikor. Kam bërë përgatitjet që në gjysmëfinale ta sjell ‘live’, dhe besoj do dali diçka e bukur”, tha Elhaida Dani për Telegrafin.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka sjell një performancë gjithë energji sivjet në “Kënga Magjike”. Ajo në bashkëpunim me artistin Blake, ata sollën “Shake”, ndërsa për Telegrafin, Fjolla tregon emocionet e provave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5461.gif)
“Kemi përgatit një performancë të bukur me shumë balerinë dhe kostume interesante. Besoj do të jetë një performancë bombastike”, u shpreh Fjolla Morina.
Ndërkohë, një tjetër këngë favorite është ajo e Samanta Karavellës. “Humbur” është balada që e ka sjellë atë këtë vit në konkurrim.
Për Telegrafin, Samanta Karavella ka treguar se “Humbur” është “përgatitur mirë për në gjysmëfinale, dhe se provat gjenerale kanë mbaruar me sukses”.
Ndërsa, këngëtarja Çiljeta do të interpretoj “Hajmalinë” e saj në natën e parë gjysmëfinale, e cila gjithashtu është shquar si një ndër këngë pretendente.
Këngëtarja ka përfunduar me sukses provat, dhe pritet që të shkëlqejë gjatë interpretimit ‘live’ të këngës në gjysmëfinale. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/IMG-5463-1.gif)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e “Juzui” gjatë Javës së Modës në New York](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/TRURURUR-380x233.jpg)
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e “Juzui” gjatë Javës së Modës në New York
![“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vesss-e1739046253432-380x233.jpg)
“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi-380x233.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/EGEL.jpg)
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vesss-e1739046253432-780x439.jpg)
"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
![Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vineg1-780x439.jpg)
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti