LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive! Marka KGM arrin në Kosovë: Një erë e re në industrinë e automjeteve

Ekskluzive! Marka KGM arrin në Kosovë: Një erë e re në industrinë e automjeteve

A jeni gati për një lajm të madh dhe të shumëpritur?

Tashmë, konsumatorët kosovarë kanë mundësinë të përjetojnë cilësinë dhe performancën e jashtëzakonshme të automjeteve koreane, me ardhjen e markës KGM në Kosovë të cilat kombinojnë stilin, qëndrueshmërinë dhe teknologjinë moderne.

KG Mobility (KGM) është një markë e njohur ndërkombëtare që ka marrë në pronësi kompaninë e famshme SsangYong Motor Company, prodhuesin më të vjetër të makinave në Korenë e Jugut.

KGM është sinonim i fuqisë dhe cilësisë, duke ofruar automjete që plotësojnë kërkesat e çdo lloj shoferi – nga SUV-të e sofistikuar deri te automjetet pick-up të fuqishme. Me një trashëgimi të gjatë në prodhimin e automjeteve, KGM ka ngritur standardin e asaj që do të thotë “makinë për çdo terren dhe çdo aventurë”.

Modelet që do të bëjnë ndryshimin në rrugët e Kosovës

Ardhja e KGM në Kosovë sjell një gamë të pasur modelesh që do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në mesin e tyre janë SUV-të e njohur globalisht, si dhe automjete pick-up që kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e tyre në terrene të ndryshme. Disa nga modelet më të spikatura janë:

– Tivoli: Një SUV kompakt me dizajn modern dhe teknologji të avancuar, i përshtatshëm për qytet dhe rrugë të gjata. Me çmim fillestar prej vetëm 20,725 EURO, është një opsion ideal për ata që kërkojnë stil dhe efikasitet.

– Korando: SUV me kapacitet më të madh, i dizajnuar për ata që kërkojnë hapësirë, siguri dhe rehati. Me një çmim prej 24,165 EURO, ai përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer për familjet.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

– Torres dhe Torres EVX: Inovacion i ri me linja të guximshme dhe një pamje që bie në sy. Torres me një çmim startues nga 30,530 EURO është i dizenjuar për aventura. Modeli Elektrik Torres EVX sjell përparësitë e teknologjisë elektrike, duke ofruar një opsion më të qëndrueshëm për mjedisin.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

– Rexton: Një SUV premium me hapësirë dhe luks, i përshtatshëm për ata që duan më të mirën në çdo aspekt. Ai ofron rehati të jashtëzakonshme dhe kapacitete të shkëlqyera të tërheqjes 4×4 (AWD).

– Musso Grand: Pick-up i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, i dizajnuar për punë të rënda dhe aventura të mëdha. Me çmim fillestar prej 30,888 EURO + TVSH, ky model është gati të përballet me çdo sfidë që i vjen përballë.

Pse të zgjidhni KGM?

KGM nuk është thjesht një markë tjetër makinash– është simbol i besueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe inovacionit. Ja disa nga arsyet kryesore pse KGM do të bëhet zgjedhja juaj e ardhshme:

Garancion i jashtëzakonshëm: KGM ofron një garancion prej 5+5 vite (gjithsej 10 vite) ose deri në 200,000 km. Kjo përfshin 5 vite garancion të rregullt të fabrikës dhe 5 vite të tjera garancion të zgjatur, duke garantuar qetësi mendore për pronarët e automjeteve.

Kombinimi i stilit dhe performancës: Që nga dizajni i jashtëm e deri te teknologjia e brendshme, automjetet KGM janë ndërtuar për të impresionuar. Çdo model ofron rehati të brendshme, ndriçim natyral dhe një përvojë drejtimi që nuk mund të krahasohet.

Tërheqja 4×4 (AWD) dhe ndërruesi automatik (AT): Pothuajse të gjitha modelet e KGM ofrojnë mundësinë e tërheqjes 4×4 (AWD) dhe ndërruesit automatik, duke e bërë çdo udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm, pavarësisht terrenit.

Kosto e arsyeshme dhe vlerë e lartë për paratë tuaja: Me çmime konkurruese dhe specifika që zakonisht i gjeni vetëm në automjete më të shtrenjta, KGM është zgjedhja e zgjuar për blerësit kosovarë.

Ku mund t’i gjeni modelet e KGM në Kosovë?

Për të parë nga afër dhe për të provuar automjetet KGM, vizitoni distributorin e autorizuar Delfin LTD SH.P.K., i cili ndodhet në Graçanicë, Llapllasellë. Ky distributor është gati të mirëpresë të gjithë klientët e interesuar për të përjetuar nga afër përvojën KGM.

Ardhja e KGM në Kosovë është një lajm i madh për të gjithë ata që kërkojnë një automjet të fuqishëm, të besueshëm dhe modern. Me SUV-të dhe pick-up-et që plotësojnë nevojat e shoferëve të çdo lloji, KGM po sjell një frymë të re në tregun kosovar.

Bëhu pjesë e kësaj aventure! Zgjidh KGM dhe përjeto më të mirën që industria koreane e automobilave ka për të ofruar!

Për më shumë informacione, mund të vizitoni:

Web: www.kgm-kosova.com.

Facebook: KGM – Ssangyong Kosova

E-mail: info@delfinauto-ks.com

Instagram: kgm.world.official

Në trend Ekonomi

Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori