Site icon Telegrafi

Ekskluzive, këta janë emrat për anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pritet të kompletohet shumë shpejtë pasi që Qeveria e Kosovës të mërkurën do të propozojë kandidatët të cilët do të votohen nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), e cila drejtohet nga Valdrin Lluka do të propozojë gjashtë kandidatë për anëtarë të Bordit të ZRRE-së në mbledhjen e Qeverisë e cila pritet të mbahet të mërkurën.

Në mesin e kandidatëve të propozuar është edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i cili po ashtu ka qenë edhe kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, shkruan Telegrafi .

Emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ZRRE-së

1. Bekim Jakupi
2. Fadil Ismajli
3. Naim Sahiti
4. Skënder Buja
5. Izet Rushiti
6. Selman Hoti

Përzgjedhja e këtyre gjashtë kandidatëve ishte bërë pas një vendimi të ministrit Lluka, për themelimin e një komisioni ‘ad hoc’, për rekrutimin e anëtarëve të Bordit të ZRRE-së.

Burime të Telegrafit kanë treguar se në intervistë kanë marr pjesë 10 kandidatë.

“Komisioni rekrutues në pajtim me Partnerët Zbatues ka Rekomanduar Listën prej gjashtë kandidatëve më të suksesshëm, për pozitën anëtarë në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji ku të njëjtën listë ministri e ka proceduar për në Qeveri, ku pritet të përzgjidhen 4 prej tyre dhe të njëjtit i dërgohen Kuvendit për Votim dy më të votuarit emërohen anëtarë të Bordit të ZRRE-së”, kanë shpjeguar procesin burimet e Telegrafit.

Ndryshe shumë vendime nuk kanë mundur të merren nga Bordi i ZRRE-së pasi që ka qenë i pakompletuar. /Telegrafi/

Exit mobile version