Ekipet e ndërmarrjes “Eko Theranda” kanë vijuar me aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, pas ndërhyrjes paraprake për largimin e mbeturinave nga KRM “Eko-Regjioni”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të grumbullimit të mbeturinave, ekipet kanë ndërmarrë larjen dhe pastrimin e detajuar të zonave të trajtuara, me qëllim përmirësimin e kushteve higjienike dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.


Nga kjo ndërmarrje theksohet se këto veprime po kontribuojnë në rritjen e standardeve të pastërtisë në hapësirat publike, duke ofruar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Po ashtu, është vlerësuar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i vazhdueshëm i ekipeve në terren, që sipas tyre, po sjell rezultate konkrete në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në qytet. /Telegrafi/