Faker dhe ekipi i tij T1, kanë thyer një rekord të ri në ligën koreane, League of Legends Champions Korea “LCK”.

Fitorja kundër ekipit Kwangdong Freecs, ditën e enjte, ishte suksesi i radhës për ekipin T1, ku thyen rekordin duke qëndruar të pa mposhtur në 15 ndeshje në ligen “LCK”.


Ekipi korean mban një rekord prej 15-0, duke e thyer rekordin që mbante ekipi i SK Telekom 14-0, në vitin 2015.

Me rekordin e ri, T1 pothuajse e ka të garantuar vendin e parë në sezonin e rregullt të LCK, konkurrenti i tyre më i afërt është ekipi Gen.G, i cili aktualisht ka një rekord 12-3 dhe ka humbur përballjen e parë me T1.

Përfundimi pothuajse i garantuar i vendit të parë në sezonin e rregullt e vendos T1 në një vend të favorshëm duke shkuar në “Play-Off”-in e Splitit Pranveror të LCK-së.
Ata do të vendosen direkt në gjysmëfinalet e grupit të sipërm dhe mund të zgjedhin se me cilën nga skuadrat fituese çerekfinale duan të përballen.

Ekipit T1 i kanë mbetur edhe tri ndeshje pa u luajtur në sezonin e rregullt të LCK, ku nëse arrijnë të fitojnë të tri ndeshjet do të thyejnë rekordin e tyre personal duke përfunduar sezonin me 18 fitore pa asnjë humbje.

Ekipi korean T1, përbëhet nga lojtarët: Choi Woo-je – “Zeus” Moon Hyeon-joon – “Oner” Lee Sang-hyeok – “Faker” Lee Min-hyeong – “Gumayusi” Ryu Min-seok – “Keria” Kim Tae-gi – “Asper”

/Telegrafi/

telegrafi sport app