Ekipi i Sky News ishte në shënjestër të rusëve në Ukrainë - kameramani arriti ta filmonte ngjarjen pavarësisht rrethanave

Rreziku gjithnjë i pranishëm me të cilin përballen organizatat e lajmeve që mbulojnë luftën në Ukrainë është i mirënjohur.
Dhe një filmim i jashtëzakonshëm nga Sky News tregon këtë rrezik në detaje të qarta, përcjell Telegrafi.
Kryekorrespondenti i transmetuesit, Stuart Ramsay dhe ekipi i tij u sulmuan jashtë Kievit.
Por për mrekulli të gjithë shpëtuan dhe tani raportohet se janë kthyer në mënyrë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.
Ramsay, i cili u plagos, thotë se ai dhe kolegët e tij ishin "shumë me fat". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































