LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i famshëm Astralis do të jetë kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun kualifikues të CS:GO në Malta

Ekipi i famshëm Astralis do të jetë kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun kualifikues të CS:GO në Malta
(Foto: HLTV)

Pas humbjes nga ekipi NiP, tani ekipi shqiptar do të përballet me ekipin Astralis duke synuar fitoren e dytë në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ nesër (e enjte) duke filluar nga ora 11:00 dhe të dyja ekipet mbajnë serinë e fitoreve 1-1 (një fitore, një humbje).

Në rast të fitores ndaj ekipit danez Astralis, Bad News Eagles do të jenë vetëm një fitore larg kualifikimit në Majorin e CS:GO i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.


Astralis ekipi i famshëm të cilët me formacionin legjendar që kishin më herët kanë fituar katër turne Major, për momentin renditen në vendin e tetë të ranglistës botërore të CS:GO.

Bad News Eagles pritet të tregojnë një lojë të mirë ndaj ekipit Astralis, edhe pse nuk janë favorit për të fituar, gjasat janë të mëdha pasi ekipi danez do të luaj në mungesë të yllit të ekipit ‘k0nfig’.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori