LAJMI I FUNDIT:

Ekipet patrulluese të Policisë së Kosovës nisen për Shqipëri

Ekipet patrulluese të Policisë së Kosovës nisen për Shqipëri

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur sot patrullimet e përbashkëta.

Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e Policisë Rrugore të të dyja shteteve, nënkoloneli Sabedin Mehmeti nga Kosova dhe Mitat Tola nga Shqipëria, kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake, sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive.


“Kemi tri ekipe patrulluese dhe këto do të ndryshojnë varësisht prej nevojës”, ka thënë Sabedin Mehmeti, drejtor i Policisë rrugore në Kosovë, raporton KP.

Ndërkaq homologu i tij nga Shqipëria, Mitat Tola pati edhe një porosi për gjithë ata qe ia mësyjnë bregdetit shqiptar.

“Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd por për të parandaluar… Keni kujdes, mos vozitni kur pini alkool, vëni rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë”, ka thënë ai.

Ky është viti i tretë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori