Roberto Firmino ka treguar edhe një herë që është njëri nga futbollistët më pak egoistë në botë.

Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.


Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (6’, 76’) dhe Jordan Henderson (8’).

Megjithatë, njëri lojtarë që përsëri ishte në nivelin e duhur dhe dhuroi paraqitje superiore ishte sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Firmino përsëri dhuroi spektakël duke treguar se është lojtari më jo egoist në botë.

Tek goli i parë, ylli brazilian lejoi Salahun të shënojë, edhe pse mund të tundte edhe vet rrjetën. /Telegrafi/   

telegrafi sport app