LAJMI I FUNDIT:

Edukatorja kineze filmohet nga kamerat e sigurisë duke tentuar ta “ngufat” vogëlushin, habiten drejtuesit e çerdhes kur i shohin pamjet (Video)

Edukatorja kineze filmohet nga kamerat e sigurisë duke tentuar ta “ngufat” vogëlushin, habiten drejtuesit e çerdhes kur i shohin pamjet (Video)

Një edukatore është filmuar duke tentuar ta “ngufat” një fëmijët të vogël, si ndëshkim që kishte kënduar derisa fëmijët tjerë po tentonin të flinin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur fëmija mezi arrin të marrë frymë kur edukatorja ia mbulon fytyrën me batanije, dhe në një moment shihet duke lëvizur këmbët nga sikleti, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet një dhomë plot me fëmijë që ishin shtrirë për të fjetur, kurse veprimi i edukatores ka shokuar opinionin në Kinë, ku edhe ndodhi ngjarja e tmerrshme.


Drejtuesit e çerdhes kanë shkarkuar nga puna edukatoren pasi panë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Ndërkaq, nuk dihet nëse fëmija kishte pësuar lëndime gjatë këtij veprimi të edukatores.

Sipas medieve kineze, vogëlushi i cili është dërguar në çerdhen Xingxinghe në qytetin kinez Jinan, ishte ndëshkuar nga edukatorja pasi kinse ai ka kënduar derisa fëmijët tjerë po tentonin të flinin.

Drejtuesit e çerdhes raportohet se i kanë kërkuar falje prindërve të vogëlushit për veprimin që e kishte bërë edukatorja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori