Edona James flet pa doreza, u tregon banorëve momente intime nga një rast që i ndodhi pas ndërhyrjes në hundë

Edona James është njëra nga banoret që tashmë pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Ajo ka krijuar raporte të mira me disa nga banorët, me të cilët flet thuajse gjithçka.
E njëjta së fundmi ka qenë në oborr me Lumbardhin, Kaderin e Albyn, teksa ndau disa momente nga jeta personale.

Biondja ka folur për një përvojë në seks që e pati me një person pasi e kishte bërë një operacion.

Kishte të bënte me një ndërhyrje në hundë, që pa-dashje ia kishte lënduar ish-partneri i saj.

Mënyra se si e shpjegonte ngjarjen bëri që të qeshte Lumbardhin e të tjerët që ishin përreth.
Transgjinorja nga Suhareka ka bërë disa rrëfime gjatë kësaj kohe në shtëpi, të cilat jo rrallë herë ishin edhe argëtuese. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2023
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































