Edon Zhegrova e ka zhvilluar vetëm ndeshjen e dytë me Përfaqësuesen e Kosovës.

Por me lëvizjet e tij të bukura ai ka fituar zemrat e të gjithë tifozët.


Djaloshi ka arritur të realizojë dy gola, një në ndeshje me Madagaskarin që u mbyll 1-0 dhe një kundër Shqipërisë.

Zhegrova që krahasohet me yje si Lionel Mess dhe Neymar pasi di të lëvizë shumë bukur me topin.

Mesfushori i Genkut sot (e premte) në stërvitjen e Kosovës është incizuar nga kamerat pa vetëdijen e tij.

Ai ka dhuruar ‘show’ me topin për disa sekonda, duke bërë lëvizje nga më të ndjeshmet, pa e lënë topin të bie në tokë.

Zhegrova e ka postuar videon në rrjetet sociale.

Djaloshi e ka nisur karrierën te Flamurtari, pastaj ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, nga ky shkoi në Belgjikë, fillimisht te Standard e pastaj te Genk. /Telegrafi/  

telegrafi sport app