LAJMI I FUNDIT:

Edmond Smajli nga Kosova, pilot në SHBA

Edmond Smajli nga Kosova, pilot në SHBA

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm në vendet ku studiojnë, punojnë dhe jetojnë. Ata janë shembull edhe të integrimit, por edhe punës së suksesshme.

Njëri ndër ta është edhe Edmond Smajli. Ai është vetëm një hap larg për t’u bërë pilot ushtarak, përcjell albinfo.ch.

Shtatorin e kaluar ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën.


Sipas një video nga ceremonia e diplomimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftojë se do ta shënojë në kalendarin e saj edhe datën 23 shkurt 2019, si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar në SHBA, shkruajnë mediat shqiptare.

Gjatë ceremonisë të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, si pilot i kësaj sfide të madhe, Mondi është shprehur: “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falënderoj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që më dha këtë mundësi të artë, pa të cilën studentët si unë do ta kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shtoi, se “besoj se një ditë do t’ia shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”.

Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori