Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Nga edicioni i ri pritet të ketë shumë risi, ku ajo që është më e rëndësishmja është sistemi VAR që do të jetë prezent.
Kështu së paku ka thënë numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një letër të publikuar në faqen e FFK-së.
Ademi ka thënë se në edicionin e ri do të ketë shumë risi, projekte e avancime.
Mesazhi i plotë i presidentit Ademi:
Nga sot kemi hyrë në emocionet e edicionit të ri të garave, 2021/22. Tërheqja e shortit për Superligë dhe Ligën e Parë shënoi fillimin e përgatitjeve intensive, si për ne si federatë, e po ashtu për klube.
Ky edicion garues do të ketë shumë avancime e realizim të projekteve.
Superliga do të avancojë me sistemin VAR, një projekt ky gjigant, të cilin kemi arritur ta instalojmë në kohë rekorde në futbollin tonë. Po ashtu, ky edicion do të nisë edhe me digjitalizim të sistemit, rregullore të reja dhe avancime në edukim.
Në prag të kampionatit të ri, FFK u ka qëndruar sërish afër klubeve, duke i ndihmuar për t’u përgatitur sa më mirë si në aspektin organizativ, edhe në atë sportiv.
Tani jemi në fazën e vazhdimit të marrëveshjes për transmetimin e Superligës, derisa po punojmë që edhe Liga e Parë, e cila nga viti në vit po bëhet më interesante të jetë pjesë e platformës televizive dhe ta ketë vëmendjen e teleshikuesve.
Gjithashtu jemi në negociata për sponsor të Superligës dhe Ligës së Parë dhe javët në vazhdim presim ta finalizojmë edhe këtë proces. Në këtë edicion do të ketë projekte të avancimit edhe në Ligën e Dytë dhe të Tretë, por edhe në Ligën e Femrave dhe në ligat e futsallit.
Po ashtu, do të implementojmë programe të veçanta për shkollat e futbollit, me theks të veçantë nga programi Grassroots. Gjithashtu, në bashkëpunim me shkollat fillore dhe arsimtarët e edukatës fizike e sportive do ta përfshijmë lojën e futbollit në shkolla, me qëllim të masivizimit të këtij sporti dhe nxjerrjes dhe zbulimit të sa më shumë talenteve që nga moshat e reja.
Shpresoj që të gjithë së bashku do të punojmë me përkushtim edhe më të madh për ta ngritur futbollin tonë dhe për t’u krijuar gjeneratave të reja kushte sa më të mira për punë.
Sot, klubet e Superligës e Ligës së Parë mësuan orarin e garave të edicionit të ri dhe me këtë rast dua t’u uroj shumë suksese, teksa futbollistëve edicion pa lëndime dhe me ngritje të cilësisë.
Në kampionatin e ri besoj se nuk do të kemi kufizime dhe tifozët do t’u kthehen stadiumeve për t’iu dhënë përkrahje e motiv shtesë ekipeve të tyre të zemrës, duke e bërë garën shumë më joshëse dhe spektakolare.
Po ashtu, uroj që klubet tona pjesëmarrëse në garat evropiane të kenë sa ma shumë sukses, në mënyrë që në edicionin e ardhshëm ta kemi edhe ekipin e katërt në garat e UEFA-s.
Me punë e përkushtim, bashkë ia dalim!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë