Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë: Lë pas Obamën e Vuçiqin

Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas shumë liderë të tjerë si p.sh homologun e tij serb, Aleksander Vuciq apo presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, shkraun postbllok.
Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. “Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët”.
Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.
Nga
Telegrafi
07/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































