Vegjetarianëve gjithnjë e më tepër po u bashkohen edhe shumë artistë, këngëtarë manekinë dhe disenjatorë të famshëm.
Edhe pse gurmanët e pasionuar, të cilët racionin e mirë nuk mund ta imagjinojnë pa një copë mish viçi apo qengji do ta thonë të kundërtën, vegjetariania nuk është në trend apo në modë. Dëshmi për këtë janë të dhënat që vegjetariania ekziston më shumë se gjashtë mijë vjet, bile katër miliardë njerëz jetojnë kryesisht në mënyrë vegjetariane. Duhet theksuar se shumica syresh megjithatë vetëm “aktrojnë” kinse janë vegjetarianë, mirëpo herë-herë ia lejojnë vetes të hanë një peshk, një copë mish pule apo të pinë një gotë qumësht.
Ajo është një nga artistet më seksi të kinemasë dhe duket se sekreti më i madh i të qenit një personazh kaq sharmant, lidhet me faktin e të qenit një vegjetariane e përbetuar. Kim Basinger tregon gjithashtu se kjo dietë ushqimore e saj i dhuron një jetë seksuale shumë të shëndetshme, në vend që të lodhet duke lexuar libra rreth seksit, ajo konsumon në maksimum fruta dhe perime, sigurisht edhe një sasi të konsiderueshme uji pa gaz, që sipas saj, janë edhe sekreti i bukurisë. Madje, ajo refuzon të veshë këpucë, peliçe apo të mbajë çanta që janë krijuar nga lëkura e tyre, duke pasur një respekt të madh për kafshët.
Aktorja Jessica Alba, 29 vjeçrere, kujdeset edhe për vajzën e saj tre vjeçare, Honor, që të jetojë një stil të ‘gjelbër’ të jetesës. Alba është e kujdesshme që vajza e saj Honor të ushqehet me gjëra organike. ‘Ne ushqehemi shëndetshëm, shtëpia jonë është e gjelbër, ne nuk dëshirojmë humbje, u shpreh aktorja.
Do të duket e paimagjinueshme të mendosh se Robert Redford nuk ka vënë kurrë në gojë mish dhe duket se arsyeja është fare e thjeshtë, pasi është rritur në një familje vegjetariane, ku ndoshta pjatat e çdo vakti kanë qenë vetëm sallata apo ushqime që nuk kishin bazë mishin. Gjithsesi, ai pranon se kudo që shkon preferon të porositë pjatën e tij të preferuar që është pica me brokoli, 100 për qind vegjetariane.
Ndoshta sekreti i bukurisë së topmodeles Claudia Schiffer, është pikërisht fakti i të qenit një person që nuk preferon të hajë asnjëherë mishin e qenieve të gjalla, por porosit gjithmonë produkte bio, ato që vijnë nga natyra, që nuk është gjë tjetër veçse një filozofi e lashtë që kanë vegjetarianët në respekt të specieve të gjalla.
Bukuroshja Avrile Lavigne u shpall dy vite më parë në krye të listës së artistëve vegjetarianë, pasi siç edhe shprehet, preferon që të ushqehet në mënyrë të shëndetshme në kontakt me atë që ka prodhuar në natyra.
Ndërsa aktorja seksi, Natalie Portman, pohon se ka recituar përkrah të gjitha krijesave të botës, por asnjëherë nuk i ka parë ato me syrin, që brenda pak minutash mund t’i shijojë në pjatën e saj. Kurioziteti më i madh mbi faktin e të qenit vegjetariane tek ajo lidhet me një histori të hershme, pasi kur ishte rreth 10 vjeç pa me sytë e saj se si i ati ishte duke therur një pulë, të cilën ia serviri për drekë. Që nga ai moment hoqi përfundimisht dorë nga mishi.
Këngëtari Prince pranon se është konvertuar me vonesë nga një mishngrënës në një vegjetarian për shkaqe shëndetësore, pasi mjekët i kishin këshilluar të mos konsumonte këto produkte, pasi do të vështirësonte rrahjet e zemrës, ndërkaq pas një kohe të shkurtër, kur e kishte kuptuar filozofinë e të qenit vegjetarian, ai deklaroi se ky konvertim e kishte ndihmuar që të kishte një shëndet të qëndrueshëm.
Aktorja Drew Barrymore, 35-vjeçare, ka pranuar se dieta e saj nuk është e shëndetshme, për shkak se ajo nuk konsumon fare mish. "Kur vjen puna tek preferencat e mia ushqimore, unë jam si një adoleshente tipike amerikane! Më pëlqen të ha gjalpë me banane. Më pëlqen djathi i pjekur në skarë në formë sanduiçi dhe gjithashtu, në shtëpi i preferoj makaronat me djathë", u shpreh aktorja.
Ish ylli i serisë “Baywatch”, Pamela Anderson, ka mbajtur një leksion për vegjetarianizmin në Oxford. Aktorja bionde 43-vjeçare ka biseduar me studentët për mbrojtjen e mjedisit dhe aspektet morale të veprimit të tillë, si dhe pozitivitetin e kësaj në shëndetin e tyre. Aktorja atraktive, është vegjetariane nga adoleshenca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë