LAJMI I FUNDIT:

Edhe Shoqata e Prokurorëve reagon pas kërcënimit të prokurores Hajdari

Edhe Shoqata e Prokurorëve reagon pas kërcënimit të prokurores Hajdari

 Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ashpër lidhur me kërcënimet për likuidim fizik të cilët janë bërë sot gjatë ditës ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

Shoqata e prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit e prokurores dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.


Prokurorja Drita Hajdari paraqet një rast kërcënimi, Policia nis hetimet 
Lexo po ashtu Prokurorja Drita Hajdari paraqet një rast kërcënimi, Policia nis hetimet 

 Më herët edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

Në një komunikatë për media, thuhet se, këto kërcënime serioze ndaj prokurores Hajdari vijnë si rrjedhojë e fushatës dhe gjuhës denigruese publike nga një grup individësh, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Pronto”

KPK dhe zyra e Kryeprokurorit dënojnë kërcënimet ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari
Lexo po ashtu KPK dhe zyra e Kryeprokurorit dënojnë kërcënimet ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari

Ndryshe, Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, mëngjesin e së shtunës, është drejtuar në Policinë e Kosovës, ku ka paraqitur një rast të kërcënimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori