LAJMI I FUNDIT:

Edhe Shkupi renditet ndër vendbanimet më të ndotura në botë (Video)

Edhe Shkupi renditet ndër vendbanimet më të ndotura në botë (Video)

Ish futbollisti Igor Mitrevski, çdo ditë ngjitet malit të Vodnos për të vrapuar. Ish kapiteni i përfaqësuese së Maqedonisë, thotë se për dallim nga qytetet tjera, në Shkup ka ajër më të ndotur, dhe kjo ndodhë në vjeshtë dhe dimër, kur ngritet niveli i ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me të vërtetë duhet të ndërmerren masa për parandalimin e ndotjes së ajrit. Është keq për çdonjërin nga ne të jetohet në këtë ajër të ndotur. Shpresoj se me kalimin e kohës do të pastrohet. Shkupit i duhet më tepër përdorim i gazit natyror për ngrohje ose metoda tjera alternative, se nëse përdoren drunjtë si lëndë djegëse për ngrohje do të kemi shumë ndotje të ajrit”, u shpreh për Tv21, Igor Mitrevski, ish-futbollist.

Instituti ndërkombëtar Numbeo e rendit Shkup ndër vendbanimet më të ndotura në botë, pasi që prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër arrin shifra alarmante. Sipas indeksit të matjes së ndotjes në kohë reale, në mesditën e së mërkurës në Shkup, ndotja kishte arritur shifrën në 84 PM (Particulate Matter), ndërsa lokalitetet më të ndotura janë tek rektorati, Karposh dhe Gazi Babë.


Nga Qyteti i Shkupit, thonë se edhe në këtë fillim të sezoni vjeshtor janë marrë masat për uljen e ndotjes së ajrit.

GRAFIKA: QYTETI I SHKUPIT

“Në proces është realizimi i projektit për furnizimin e subvencionuar të ngrohëseve me peletë për qytetarët e qytetit të Qytetit, me ç’rast për realizimin e kësaj janë ndarë 5.890.000 denarë nga buxheti. Ky aksion nxiti interesim të madh të qytetarëve dhe me këtë aktivitet iniciohet ndërrimi i ngrohësve që djegin dru dhe që shpërndajnë materie ndotëse, me lloje rinovuese të energjisë, që në të ardhmen do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ambientit jetësor në Shkup.”

Nga Partia e gjelbër RDM thonë se përveç industrive të mëdha, faktorë të ndotjes së Shkupit janë edhe ndërtimet e pandërprerë në dekadën e fundit që bëhen në kryeqytetit, automjetet e panumërta që lirojnë CO2 dhe përdorimi i drunjtëve dhe naftës si lëndë djegëse për ngrohje gjatë dimrit.

Monitorimi i Shkupit për nivelin e ndotjes po kryhet përmes pesë stacioneve të vendosura nga Ministria e Mjedisit Jetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori