LAJMI I FUNDIT:

Edhe një viktimë nga shpërthimi në Rramanli

Edhe një viktimë nga shpërthimi në Rramanli

Humbi jetën edhe një person nga shpërthimi i bombolës prej gazi që ndodhi në Rramanli të Kumanovës.

Numri i të vdekurve nga ky aksident është gjashtë nga gjithsej shtatë persona që ishin në vend të gabuar në kohë të gabuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pasojë e të djegurave të mëdha, një grua e moshës 50-60 vjeçare sot në mëngjes ka humbur jetën.


Menjëherë pas shpërthimit të bombolës para një jave humbën jetën tre fëmijë. Menjëherë pas tyre 58 vjeçari, pastaj 36 vjeçarja dhe viktima e sotme./Telegrafi/