LAJMI I FUNDIT:

Edhe një grua shtatzënë me COVID-19, gjendja e saj është stabile

Edhe një grua shtatzënë me COVID-19, gjendja e saj është stabile

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka folur në konferencë për medie për gjendjen e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në këtë klinikë, ndër të cilët pacientë është edhe një grua shtatzëne.

Berisha tha se për momentin, gruaja shtatzëne dhe bebja e saj janë në gjendje stabile, ndërsa tha se ajo është e shtrirë në repartin e izolimit dhe nuk ka nevojë për oksigjeno-terapi.

“Për momentin e kemi një shtatzënë, është në repartin e izolimit, është duke u trajtuar. Në konsulta me gjinekologun edhe sot pas kontrollit kemi parë se gjendja e bebes është stabile por edhe e nënës, ajo është stabile për momentin, ndërsa ajo nuk ka nevojë as për oksigjeno-terpi”, tha Berisha.


Berisha foli edhe për gjendjen e pacientëve të tjerë dhe të infermierëve të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19.

“I kemi 58 raste të hospitalizuar, të konfirmuar COVID-19 pozitiv, prej tyre 46 janë në gjendje stabile dhe 11 në oksigjeno-terapi. Një pacient e kemi në gjendje kritike, në intensiv, është në gjendje të rëndë fatkeqësisht. Po përcillet vazhdimisht nga anesteziologët dhe mjekët që i kemi në repartin intensiv”, tha Berisha.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, për momentin nuk ka ndonjë nga personeli i Klinikës Infektive që  dyshohet se është i infektuar me COVID-19.

“Për momentin deri në këtë moment nuk e kemi asnjë nga stafi mjekësor që është i dyshimtë apo që është në vet-izolim. Por kemi thënë nga fillimi ë ne mundemi me qenë të infektuar. Në disa raste pavarësisht masave që i marrim, me natyrën e punës sonë, nuk mund të themi që s’mund jemi COVID-19 pozitiv. Pesë infermierët të cilët kanë qenë të infektuar janë shëruar dhe janë edhe për disa ditë duke u rehabilituar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje stabile”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori