Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim doemos të ketë”, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm prindërish, zhvilluan protestë të qetë para objektit të Komunës së Gostivarit, përmes së cilës ata kundërshtojnë propozim ligjin përmes të cilit parashikohet digjitalizimi i librave shkollorë. Lirim Luftiu – përfaqësues i prindërve protestues tha se ligji ndeshet me padrejtësi dhe diskriminim pasi ndanë fëmijët në kategori duke ju blerë tableta vetëm disa kategorive dhe jo për të gjithë. Shtoi se janë duke protestuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe jo si anëtarë të partive politike, në baza nacionaliteti ose religjioni.
“Reforma PO, janë të nevojshme, por jo me Digjitalizim Total të Librave dhe zhdukjen e Librit nga Shkolla si Mjet kryesor për Mësim. Nga njëra anë promovojmë barazi, jodiskriminim, ndërsa nga ana tjetër duan të fusin lëndë senzitive të cilat promovojnë diskriminim dhe jobarazi. Ligji ndeshet menjëherë me padrejtësi dhe diskriminim pasi që do ti ndajnë fëmijët në kategori duke ju blerë tableta vetëm disa kategorive dhe jo për të gjithë. E drejta për Shkollim pa Pagesë për Fillore dhe të Mesme është e garantuar me Ligj! Librin duan ta zëvendësojnë me skripta me fletushka të fotokopjuara. Pasi që ministrja nuk deshi të takohet me përfaqësuesit të Prindërve, ne po e pyesim Publikisht nga të gjitha Sheshet se ku e sheh ministresha Barazinë në ket rast!? Ne kemi këtu plot prindër me të ardhura mesatare por që mezi ja dalin ta kalojnë muajin me ato rroga”, deklaroi Lirim Lutfiu, përfaqësues i prindërve.
Luftiu në emër të prindërve pyeti ministren Carovska pse nuk është konsultuar me ata, Këshillat e prindërve dhe pse nuk janë thirrur të informohen që po përgatitet koncept i ri dhe kush janë ata që kanë propozuar që libri të hiqet prej përdorimi.
“Kush janë ata pedagogë e psikologë të cilët pranuan ketë koncept dhe e hudhën zhvillimin motorik te fëmijët nëpërmjet shkrim leximit !? Edhe ashtu që 1 vit e gjysmë u shkatërruam me mësim online dhe kjo na tregoi shumë e ju merrni guxim në kohë pandemie të bëni reforma brutale dhe jonormale! Duhet patjetër të tërhiqet ky Ligj dhe të ulemi edhe njëherë të analizojmë me fakte dhe të gjejmë mënyrën më të duhur për reforma në arsim për të mirën e fëmijëve tanë dhe për ardhmërinë e tyre. Reforma që do ti motivojnë fëmijët poashtu dhe mësimdhënësit e jo reforma për qejfet e juaja!”, tha më tej Lutfiu.
Protestuesit shpalosën edhe kërkesat e tyre prej tetë pikash drejtuar MASH-it.
“Librat klasik të shtypur patjetër të mbetën në përdorim për të gjitha klasat në mësimin fillor dhe tê mesëm, të tërhiqet mësimi i gjithëpërfshirjes së sensitivitetit gjinor, Etika e religjioneve të mbetet si lëndë zgjedhore, mos ti bashkojnë dy- tre lëndë në një, të shtjellohet dhe argumentohet shkurtimi i fondit të orëve për lëndë të caktuara dhe impaktin e të njëjtave në procesin arsimor, të ju mundësohen kushte më të mira fëmijëve me aftësi të kufizuara, të krijohen kushte dhe protokolle për mësim me prezencë fizike dhe pjesëmarrje e patjetërsueshme e iniciativës qytetare në punimin dhe hartimin e ligjeve dhe reformave në arsim”, deklaroi Lutfiu.
Nga iniciativa theksuan se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të kërkojnë referendum për propozim ligjin për digjitalizimin e teksteve shkollore. Protesta të ngjashme janë mbajtur në disa qytete të vendit./TV GLOBI/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker