Pas vendosjes në pritje e sipër disa javë më parë, pushteti sërish ka aktualizuar lëshimin e planifikuar të eurobondit me vlerë prej 600 milionë me qëllim që të mbulohen nevojat në rritje nga arka shtetërore për qytetarët dhe biznesin. Si duket edhe huaja e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk do të jetë e mjaftueshme që të mbulohet gropa e madhe midis të hyrave dhe të dalave në buxhet. Edhe ministri i financave Fatmir Besimi së fundmi e konfirmoi huamarrjen e re. Sipas tij shteti, tashmë po përballemi me një krizë tjetër, krizën energjetike dhe inflacionin si dhe pasiguritë e mëdha në tregje nga lufta në Ukrainë, ndërsa ende nuk ka përfunduar kriza e mëparshme, apo akoma është e pranishme kriza e kovidit.
“Linja kreditore për përkujdesje dhe likuiditet të FMN-së (PLL) është në drejtim të sigurimit të mjeteve me kosto më të ulët të mundshme, gjë që është gjithashtu sinjal pozitiv në tregjet financiare. Ky është vlerësim edhe për ekonominë tonë që ajo është stabile dhe e bazuar në fundamente të shëndosha makroekonomike, sepse fondi ua cakton këtë linjë vetëm ekonomive të shëndosha. Gjithashtu planifikohet sigurimi i mjeteve përmes kredive për projekte të dedikuara nga Banka Botërore dhe BERZH-i. Të gjitha këto instrumente dhe linja janë burime shumë të favorshme të financimit, më të lira se kushtet aktuale në tregun ndërkombëtar të kapitalit, ku si duket do të duhet të qasemi me Eurobond”, shton Besimi.
Pritet që deri në fund të muajit maj, kur duhet të përfundojë edhe rishikimi i buxhetit të qartësohet edhe lartësia e borxhit të ri që do merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që mund të arrijë deri në 900 milionë euro me kamatë prej një për qind, si dhe lartësia e borxhit të euro bondit me një kamatë disa herë më të lartë. “Atë që mund të them me plot siguri si ministër i Financave është se do të jemi maksimalisht konservatorë, kudo që lejohet – do të shkurtojmë. Kjo do të krijojë më shumë hapësirë për reagime dhe masa të reja, të cilat në bazë të situatës ndoshta do të nevojiten sërish”, shton Besimi.
Përskaj angazhimit për konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme, pas tejkalimit të krizës dhe rimëkëmbjes së tërësishme të ekonomisë, ai shton se paratë e huazuara duhet të drejtohen te fushat prioritare për rritje dhe zhvillim ekonomik, me çka do të gjenerohen efekte pozitive multiplikative në ekonominë vendore.
Nga ana tjetër, sivjet vetëm për kamatat e borxheve të vjetra duhet të kthehen 170 milionë euro, ndërsa qeveria kumtoi se për të zbutur tronditjet e çmimeve të shkaktuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë deri tani janë harxhuar 615 milionë euro. Me rishikimin e buxhetit pritet të shkurtohen së paku 100 milionë euro, ndërsa pritet të rritet më tej edhe borxhi i shtetit prej nivelit të tanishëm prej 7 miliardë e 170 milionë euro. Nga ana tjetër, ekspertët nuk vënë në dyshim borxhet e reja, por bëjnë thirrje për kujdes se si do të harxhohen të hollat e huamarrjeve të reja. “Të hollat e huazuara duhet të harxhohen për qëllime produktive dhe për gjëra që i nevojitet shtetit, si dhe në dobi të të gjithë shoqërisë, për shkak se nëse harxhohen në këtë mënyrë ato do të kthehen në të ardhmen. Bile kthimi do të jetë me kontributin më të madh se vlera e të hollave që paguhen për kamatat”, thotë eksperti Branimir Jovanoviq.
Edhe analizat e ndryshme theksojnë se borxhi publik i Maqedonisë së Veriut ka tejkaluar 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Raporti i fundit i Entit shtetëror të Revizionit udhëzon se çdo qytetar i vendit ka borxh më të madhe se 3500 euro. “Në Maqedoninë e Veriut, në krizën e Kovid-19, borxhi publik është rritur me 15 pikë për qind si pjesë e PBB-së dhe është arritur kufiri i borxhit publik prej 60 për qind, gjë që mund të vendosë në pikëpyetje menaxhimin e kujdesshëm të borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e borxhit publik në të ardhmen ”, thuhet në raport. Si pasojë e pandemisë në nivel ndërkombëtar ka pezullim të rregullave fiskale për të ruajtur ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Në raport theksohet se është e nevojshme të rregullohet me një akt apo dokument të caktuar, mënyra e zhvillimit të politikës fiskale në këto rrethana të jashtëzakonshme. Me miratimin e projektligjit të ri për buxhetet pritet të përmirësohet procesi buxhetor, ndërsa në procedurë është planifikimit buxhetor në kushte të zvogëlimit të hapësirës fiskale për shpenzime joproduktive për shkak të kufirit të arritur të borxhit publik në procesin buxhetor, andaj në mënyrë të obligueshme nevojitet të kryhet analiza e qëndrueshmërisë së borxhit, theksohet më tej në raport.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje