Edhe ju mund të bëheni pjesë e projektit të ri të Genc Prelvukajt

Genc Prelvukaj ka publikuar javë më parë këngën më të re në bashkëpunim me Lyrical Son.
"Andërr", titullohet kënga e tyre që deri më tani është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.
Por, duket se do të jetë një verë e nxehtë për këngëtarin pasi që ka paralajmëruar edhe këngën e re.
Paraprakisht artisti është duke kërkuar të punësojë disa persona që merren me vallëzim, kërcime akrobatike, bodybilder dhe shumë të tjerë të dyja gjinive.
E për të qenë pjesë e klipit të ri të Prelvukajt, mjafton t'i shkruani në llogarinë personale në Instagram.
Bazuar në kërkesat e Gencit duket se bëhet fjalë për një projekt të madh muzikor, i cili do të publikohet gjatë muajit të ardhshëm.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë gjatë këtij viti. /Telegrafi/




























































