Edhe Gjokaj në serialin "Dollhouse"

Eliza Dushku luan rolin e një femre që quhet Echo, anëtare e një grupi njerëzish të cilët veten e quajnë “Aktivët” apo “Kukullat” (Dolls).
Kukullave u janë fshirë personalitetet me qëllim që të riprogramohen në persona të tjerë, duke përfshirë memorien, memoriet muskulore, aftësitë dhe gjuhët, për detyra të ndryshme. Aktivët (Kukullat, Dolls) mandej punësohen në aktivitete të ndryshme si krim, fantazi dhe ndonjë aktivitet bamirës.
Gjatë angazhimeve të tyre Kukullat monitorohen nga Ndërmarrësit. Para detyrave të reja, memoriet e tyre fshihen dhe kthehen në gjendje të foshnjës dhe ato jetojnë në një laborator, fabrikë e fshehur që quhet “The Dollhouse” (“Shtëpia e Kukullave”).
“L.A. Times” i ka kushtuar një artikull të plotë aktorit me prejardhje shqiptare Enver Gjokajt, i cili flet se si ia arriti të përzgjidhet si aktorë në këtë seri televizive. Karakteri i tij quhet Lubov i cili është një gangster rus, dhe i cili fillon të bashkëpunojë me Paul Ballard, agjent i FBI-së në hulumtim të aktivitetit ilegal të “Shtëpisë së Kukullave”.
“Unë jam një fans i madh i filmave fantastiko-shkencorë (sci-fi), më lejoni ta them këtë fillimisht, një sci-fi i mirë krijon një situatë ekstreme ku mund të eksploroni situata të cilat ju normalisht nuk do t’i eksploronit”, ka thënë Gjokaj.






























































