Këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk janë të vetmet shqiptare të nominuara në "MTV European Music Awards 2017".

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me prejardhje nga Fieri, i cili vitin e kaluar zuri vendin e tretë në festivalin e "Sanremos", ka arritur që të nominohet në një nga kategoritë e "MTV EMA 2017".


ermal2

Ai është nominuar për kategorinë "Vepra më e mirë italiane", për këngën "Vietato Morire"

Ndërkohë emrat tjerë të njohur italianë që gjithashtu garojnë në këtë kategori janë: Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro.

Ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve në "MTV Europe Music Awards" do të mbahet më 12 nëntor, me nikoqire këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

rita 1

Ndërkohë, Dua Lipa në këtë festival është nominuar në tri kategori: “Artistja e re më e mirë”, “Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë” si dhe për “Dukjen më të mirë”, në këtë të fundit e nominuar gjendet edhe këngëtarja Ora gjithashtu. /Telegrafi/

duu