LAJMI I FUNDIT:

Edhe Abdixhiku refuzon ftesën e Osmanit

Edhe Abdixhiku refuzon ftesën e Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar sot ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim me krerët politikë të partive parlamentare.

Abdixhiku ka potencuar se kanë përcjellur me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend, siç është shprehur ai, qasjen e papërgjegjshme të kryeministrit Kurti në raport me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Abdixhiku ka thënë se LDK nuk mund të pranojë as të tolerojë përplasje të Kosovës me aleatët e saj.


Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim: I indinjuar me heshtjen e saj
Lexo po ashtu Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim: I indinjuar me heshtjen e saj

Ftesën e presidentes e ka refuzuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se ka refuzuar një ftesë për takim nga Osmani, derisa ka thënë se pranon një të tillë vetëm në rast se ka pajtueshmëri për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përgjigje për ftesën e presidentes Vjosa Osmani ende nuk ka dhënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Kp/Telegrafi/