Rreshtave të Ushtrisë së Kosovës iu bashkuan sot edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me këtë rast komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se Forca është e përkushtuar për paqe e siguri në rajon.


76267131 2527673827282233 335947986796281856 n 1

“Jemi të përkushtuar për paqe siguri e stabilitet me të gjithë. FSK mund të ndihmojë paqen e sigurisë kudo në botë përkrah ushtarëve të NATO-s”, tha Rama.

Rama tha se sot FSK po e përmbyll një vit të suksesshëm sa i përket procesit të tranzicionit.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë strategjik që Forca të jetë e trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme për operacione që garantojnë paqe e stabilitet në rajon dhe me gjerë”, tha gjeneral Rama./Kp/Telegrafi/

73169016 540134743219100 8081226639553331200 n 1

75266110 2365759556863513 536027006760910848 n 1